Shqipëria vijon të jetë vendi europian me numrin më të ulët të automjeteve për 1000 banorë, tregues ky që tregon se niveli i jetesës vazhdon të ketë një diferencë të madhe nga kontinenti ku jemi të pozicionuar gjeografikisht.
Sipas të dhënave të Eurostat në vitin 2016, BE kishte mesatarisht 505 autovetura për 100 banorë, ndërsa sipas të dhënave kombëtare të INSTAT, Shqipëria kishte 420 mijë autovetura më 2016 ose 146 automjete për 1000 banorë me një rritje te lehte nga viti 2015. Gjithashtu sipas të dhënave të Nation Master Shqipëria, vijon të ketë numrin më të ulët të automjeteve për 1000 banorë edhe në krahasim me rajonin, ku shihet se me 2016 në Malin e Zi u regjistruan 309 makina, në Serbi 288 autovetura për 1000 banorë dhe në Bosnjë 2014 automjete për 1000 banorë, teksa të dhënat për Kosovën mungojnë.
Në mesin e Shteteve Anëtare, Luksemburgu kryesoi listën me 662 makina për 1 000 banorë, pasuar nga Italia (625 makina), Malta (615 makina), Finlanda (604 makina) dhe Qipro (595 makina).
Në anën tjetër të shkallës, numri më i ulët i automjeteve u regjistrua në Shqipëri me 146 makina Rumani 261 makina, Hungaria 338 makina, Letonia 341 makina dhe Kroacia 374 makina.
Eurostat shpjegon se, gjatë viteve të fundit, makinat me karburant alaternativ ne BE përbënin ende një pjesë të vogël të makinave.
Në përgjithësi, numri i autoveturave është rritur pothuajse në të gjitha shtetet anëtare të BE më 2017. Numri më i madh i makinave të reja u regjistrua në Luksemburg, e ndjekur nga Italia, Malta dhe Finlanda. Në 2016, Polonia kishte pjesën më të madhe të makinave të pasagjerëve më të vjetër se 20 vjet, pasuar nga Estonia dhe Malta.
Preferencat në lidhje me makinat e pasagjerëve me naftë variojnë në të gjitha Shtetet Anëtare të BE-së.
Midis shteteve anëtare për të cilat disponohen të dhëna të kohëve të fundit, makina me motorë me benzinë përbëjnë shumicën e makinave të regjistruara të pasagjerëve në shumicën e vendeve, ndërsa makinat e pasagjerëve me naftë dominojnë vetëm në tetë shtete anëtare.
Motorët me madhësi të mesme dominonin flotën e veturave të pasagjerëve në shumicën e shteteve anëtare të BE-së; megjithatë, në Maltë, Hungari, Portugali dhe Rumani dominonin motorët më të vegjël.
Preferencat nëse një makinë e re duhet të furnizohet nga një motor naftë ose benzinë variojnë nga shtetet anëtare të BE.
Në vitin 2016, numri më i madh i makinave të regjistruara u vërejt në Gjermani me 45 milionë makina, shkruan ‘monitor’. Më pas Italia me 37 milionë makina dhe Franca 32 milionë makina. Gjatë periudhës pesë vjeçare nga viti 2012 deri në vitin 2016, pati një rritje të fortë të numrit të automjeteve të regjistruara në disa shtete anëtare.
Rritja më e lartë gjatë kësaj periudhe është regjistruar në Estoni (17%), pasuar nga Sllovakia dhe Polonia (të dyja 16%), Portugalia (14%). /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!