Menaxhmenti i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), përmes një kumtese thotë se është i vetëdijshëm lidhur me vështirësitë dhe ngarkesën e madhe me pacientë nëpër të cilat po kalon Klinika Emergjente në QKUK.
SHSKUK bën të ditur se si rezultat i kësaj situate, janë ndërmarrë hapa për renovim, krijim të pritoreve për pacientët, blerja e pajisjeve të reja, furnizimin me barna dhe ofrimin e shërbime më kualitative.
“Aktualisht, Klinika Emergjente e QKUK-së, ka qenë dhe mbetet e mbingarkuar 24 orë me pacientë, përfshirë raste të aksidenteve në trafik, reanimime, raste të rënda kirurgjike, ortopedike dhe internistike”, thuhet në njoftim.
“Përkundër mbingarkesës së madhe, ekipet shëndetësore të Klinikës Emergjente, në konsultim edhe me specialistët kujdestar nga degët kirurgjike, internistike dhe ortopedike, kanë ofruar ndihmën mjekësore për të gjithë pacientët”.
“Një pjesë e Klinikës Emergjente, është në rinovim, investim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe SHSKUK, përderisa për herë të parë nga paslufta janë blerë 300 mijë euro paisje të reja që pritet të futen në punë pas rinovimit, me kërkesë të menaxhmentit të klinikës”.
“Duhet theksuar se shqetësim për Klinikën Emergjente, paraqet fakti se një numër i madh i pacientëve paraqiten për ndihmë mjekësore direkt në emergjencë, pa konsultuar paraprakisht Qendrat e Mjekësisë Familjare”, njofton SHSKUK. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze