LAJMI I FUNDIT:

Prishtinasit në hall me fletushkat reklamuese, Komuna hesht (Video)

Prishtinasit në hall me fletushkat reklamuese, Komuna hesht (Video)

Grumbuj të fletushkave reklamuese, të shpërndara nga bizneset dhe markete të ndryshme, shihen çdo ditë para dyerve të qytetarëve të Prishtinës.

Shpërndarësit e fletushkave i hedhin ato në hyrje të banesave, të cilat pastaj shpërndahen gjithandej.

Përveç në ndërtesa, shpërndarësit këto fletushka i vendosin edhe nëpër vetura, ku për këtë mënyrë të shpërndarjes së fletushkave banorët e Prishtinës kanë shume ankesa. Ata thonë se më shumë po krijohen mbeturina sesa që po marrin ndonjë informacion nga ato fletushka.


Imer Mehmeti, i cili jeton në lagjen Ulpiana dhe thotë se do të duhej të dënohen shpërndarësit e këtyre fletushkave për mënyrën se si e bëjnë shpërndarjen.

“Këto që po i shpërndajnë janë një katastrofë e madhe. Unë jetoj në këtë hyrjen e dytë dhe e paguajmë pastruesen 80 euro në muaj. Për çdo mëngjes i gjej duke i gjuajtur fletushkat, këta absolutisht duhet me i dënua. Kjo se fëmijët po i marrin po i grisin, po i qesin nëpër hyrje dhe këto duhet me i ndalu, me dënime apo në tjetër mënyrë”, thotë Mehmeti.

Ai bën apel që marketet dhe bizneset të ndalojnë këtë formë të shpërndarjes së fletushkave reklamuese.

Edhe Bahrije Humolli, thotë se fletushkat reklamuese po bëhen në mënyrë jo të duhur. Edhe kjo banore e Prishtinës thotë se do të duhej të dënohen bizneset dhe marketet që shpërndajnë fletushka në mënyrë të tillë.

“Pengojnë shumë, veç vijnë para banesave i lëshojnë, veç i lëshojnë, në vetura, tek dera e hyrjes i lajnë dhe e gjithë toka mbetet shtruar me fletushka”, thotë Humolli.

Ndërsa, Muharrem Sopjani thotë se po të bëhej shpërndarja me postë apo në ndonjë mënyrë tjetër do të mund të përfitonin qytetarët, por në këtë mënyrë që bëhet sot ai thotë se vetëm po iu sjellin mbeturina para banesave.

“Nuk i bëjnë me rregull se përtojnë t’i shpërndajnë siç duhet dhe i shpërndajnë me shumicë, i qesin nëpër makina dhe ato lagen dhe kështu që nuk ja vlen”, u shpreh ai.

Përveç që krijojnë mbeturina, fletushkat sipas Ardian Visoka janë edhe të rreme, ku ai thotë se shpesh herë ajo që reklamohet në fletushka është krejt e kundërta në markete.

“Ka raste kur aty në promocion faktikisht kur të shkosh në dyqan gjendja është tjetër, por ndonjëherë edhe shërbejnë”, tha Visoka.

KosovaPress ka kontaktuar disa nga marketet e mëdha që shpërndajnë fletushka të tilla, por të njëjtit nuk kanë pranuar të flasin duke thënë se është një mënyre për t’i informuar qytetarët për zbritjet që ata i ofrojnë.

Inspektorati i Komunës së Prishtinës muaj më parë kishte paralajmëruar se do të dënohen bizneset dhe marketet që zihen duke shpërndarë fletushka të tilla reklamuese, ku në atë paralajmërim kishin thënë se bizneset do të dënohen nga 100 deri në 500 euro.

KosovaPress për tri ditë ka pritur një përgjigje nga zyra për media e Komunës së Prishtinës, por edhe Inspektorati por të njëjtën nuk ka dhënë përgjigje e as nuk u janë përgjigjur telefonatave./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori