Ambasadori amerikan, Greg Delawie i porositi liderët vendor, që të bashkohen rreth dialogut me Serbinë, në mënyrë që sa më shpejt të arrihet një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.
Në pritjen tradicionale të organizuat sonte nga Ambasada amerikane për të shënuar Pavarësinë e SHBA-ve, ambasadori u kërkoi institucioneve vendore që ta luftojnë korrupsionin, në mënyrë që të krijohet një ambient i duhur biznesor.
“Hap pas hapi, Kosova po ndërton një shoqëri multietnike, përparimtare me një ekonomi të fuqishme. Si në çdo demokraci edhe puna juaj duhet të vazhdojë. Nelson Mandela njëherë ka thënë ‘pas ngritje së një kodre të madhe ka mjaft kodra të tjera për t’iu ngjitur’. Pra edhe Kosova ka mjaft kodra të mëdha për t’iu ngjitur, është dialogu me Serbinë… Kosova duhet t’i tejkalojë dallimet me Serbinë dhe të arrijë një marrëveshje finale me të”, tha ai.
Delawie tha se Republika e Kosovës për një kohë të gjatë ka qenë e rënduar nga shenja e asteriksit, që ka penguar ndërkombëtarisht, dhe siç tha ai për këtë arsye “ju jeni duke e paguar çmimin. Për këtë arsye bizneset ndërkombëtare ju quajnë servis politik”.
“Ky çmim është një sfidë drejt zhvillimit ekonomik të Kosovës. Kosova nuk do të jetë pjesë e NATO-s pa arritur normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Pasojat e kësaj janë të paarritshme. Prandaj kjo është që Kosova është e shënuar yllin, asteriksin. Nuk ka asgjë tjetër për veç të arithet një marrëveshje finale me Serbinë”, tha ai dhe porositi liderët vendor që në diskutim duhet të tregojnë lidership të vërtetët, që ta gjejnë mënyrën për t’i realizuar qëllimet dhe për të përgatitur rrugën drejtë BE-së.
“Në të njëjtën kohë është edhe një kodër tjetër për Kosovën për t’u ngjitur, luftimi i korrupsionit. Zyrtarët publik kanë përgjegjësi që t’i vënë interesat e shtetit dhe kjo vlen për të gjithë zyrtarët publik, policët, zyrtarët e gjykatave, gjykatësit, prokurorët, që të ketë një luftë sistematike kundër korrupsionit, sepse është thelbësore për qëllimet që dëshiron t’i realizojë Kosova”, tha ambasadori amerikan.
Ai tha se arsimi, energjia dhe siguria në Kosovë dhe një ambient transparent biznesor, janë thelbësore ku të rinjtë të besojnë se mund të bëjnë diçka nga vetja e tyre në shtetin e tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë