LAJMI I FUNDIT:

Popullsia e Kosovës në vitin 2017 shënoi rritje për 1.13%

Popullsia e Kosovës në vitin 2017 shënoi rritje për 1.13%

Nga të dhënat mbi vlerësimin e popullsisë për vitin 2017, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) thuhet se vendi ynë për këtë vit kishte shtim natyror.

Sipas raportit popullsia e Kosovës u rrit për 20,406 banorë ose 1.13 për qind më shumë.


“Gjatë vitit 2017 popullsia e Kosovës pati një rritje natyrore për 20,406 [banorë], ose shprehur në përqindje, u rrit për 1.13 për qind. Është vlerësuar se 9,376 persona kanë ndërruar vendbanimin (komunën) e tyre. Bilanci i migrimit ndërkombëtar (migrimi neto) në Kosovë për vitin 2017 ishte 5,431 banorë më pakë”, thuhet në raportin e ASK-së, përcjell Telegrafi.

ASK thotë se popullsia rezidente e Kosovës për periudhën janar–dhjetor 2017 u rrit për 14,975 banorë ose 0.84 për qind.

Popullsia në Kosovë për vitin 2017 vlerësohet të jetë 1 milion e 798 mijë e 506 banorë rezidentë. /Telegrafi/