LAJMI I FUNDIT:

‘Diktatori’ Zuckerberg nuk i përgjigjet aksionerëve

‘Diktatori’ Zuckerberg nuk i përgjigjet aksionerëve

Investitorët e Facebookut me gati tre miliardë dollarë aksione po tentojnë për ta rrëzuar Mark Zuckerbergun, pas zemërimit në rritje rreth “diktaturës” së tij mbi kompaninë.

Gjashtë investitorët mendojnë se rolet e dyfishta të Zuckerbergut si shef ekzekutiv dhe drejtor i bordit, plus kontrollin pothuajse të plotë të të drejtave të votës, do të thotë se ai mund të largojë kundërshtarët që kërkojnë ndryshime.

Rebelët po kërkojnë që miliarderi të heqë dorë nga roli i tij si kryetar i bordit për të lejuar një ekzekutiv të pavarur. Ata gjithashtu duan një ndryshim në mënyrën se si shpërndahen të drejtat e votimit midis aksionarëve për të zvogëluar fuqinë e tij.


“Zuckerberg duke përmbushur të dy rolet do të thotë se ai nuk është përgjegjës ndaj askujt”, tha për Business Insider, shefi i Thesarit të shtetit të Illinoisit, Michael Frerichs, përcjell Telegrafi.

Zuckerberg në Parlamentin Evropian kërkon ndjesë për skandalin 'Cambridge Analytica'
Lexo po ashtu Zuckerberg në Parlamentin Evropian kërkon ndjesë për skandalin 'Cambridge Analytica'

“Ideja që duhet të ketë një autokrat në krye të një kompanie gjigande publike, e cila ka miliarda dollarë të parave të aksionarëve të investuar në të është një anakronizëm. Ajo fillon në shekullin e XIX-të, kur kemi pasur barona grabitës të cilët ishin autokratë dhe diktatorë”, tha Patrick Doherty, drejtor i qeverisjes korporative në Zyrën e Kontrollorit të Nju Jorkut

Tre të katërtat e aksioneve të klasës B janë në pronësi të Zuckerbergut, që do të thotë se ai urdhëron më shumë se gjysmën e fuqisë votuese të kompanisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori