Njësia Speciale Intervenuese (NJSI) e Policisë së Kosovës, e njohur më parë si FIT është vendosur në kampin Belvedere afër Mitrovicës dhe janë në gjendje gatishmërie, raporton Telegrafi.
Sipas burimeve të Telegrafit, Njësia Speciale është në gjendje të gatishmërie dhe disa pjesëtarë të saj ndodhen në Gazimestan, të tjerët në rajonin e Mitrovicës.
Ndryshe, sot serbët po festojnë Vidovanin. Për këtë ftesë ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksander Vulin ka paralajmëruar hyrjen në Kosovë. Por autoritetet e Kosovës nuk ia kanë dhënë lejen për hyrje për shkak të deklaratave të tij nacionaliste.
Madje, Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollit ka paralajmëruar se hyrja ilegale e kujtdo në territorin e Kosovës do të pasohet me zbatimin e ligjit nga Policia e Kosovës.
Zyberaj ka paralajmëruar se nëse Vulin hyn në Kosovë ai do të arrestohet.
“Secili provokim që mund të bëhet, pasojat do t’i bartë Beogradi ngase provokime të tilla i bën qëllimshëm. Partnerët ndërkombëtarë janë të njoftuar për secilin veprim tonin. Përtej konspiracioneve që rëndom prodhohen pastaj, është shumë e qartë se futja ilegale e kujtdo në territorin e Kosovës, nënkupton zbatim të ligjit nga Policia e Kosovës”, shkruan Zyberaj në Facebook. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
LDK e AAK i bënë "bllok" Kurtit, çfarë thanë nga opozita për ftesën e kryeministrit për takim?
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu
Diell dhe vranësira, pasdite rrebeshe shiu
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron