Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, u takua sot me Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim në Komisionin Evropian, Genoveva Ruiz-Calavera.
Në takim, ku ishin pjesëmarrës edhe ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyçi dhe anëtarë tjerë të kabinetit qeveritar, u diskutua lidhur me përmbushjen e Agjendës së Reformës Evropiane.
Tahiri me këtë rast, njoftoi drejtoreshën Ruiz-Calavera se tashmë Ministria e Drejtësisë ka përmbushur obligimet e dala nga Agjenda e Reformave Evropiane, duke hartuar edhe Pakon e Ligjeve për Gjyqësorin, Pakon e Ligjeve Kundër Korrupsionit, si dhe me nisjen e procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit.
“Fuqizimi i sundimit të ligjit në Kosovë është i pa alternativë dhe ndërlidhet me ndërtimin e rrugës drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Kjo nënkupton që puna jonë është dhe do të bëhet edhe më e vështirë, pasi nënkupton përmbushjen e pritshmërive që vetë i kemi vendosur, në mënyrë që të arrijmë rezultate për vendin tonë. Këto rezultate nënkuptojnë bërjen e gjyqësorit më efikas, përmirësim në fushën e respektimit të të drejtave njerëzore, luftimit me sukses të korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe krijimit të një atmosfere të duhur për të bërë biznes dhe për tërheqjen e investimeve të huaja” tha ministri Tahiri.
Gjatë raportimit, ministri Tahiri tha se në punën në ndryshimet ligjore, janë udhëzuar nga parimet mbi të cilat është ndërtuar vetë Bashkimi Evropian.
“Ministria e Drejtësisë, gjatë hartimit të legjislacionit, ka marrë si udhëzues të saj parimet mbi të cilat është ndërtuar vetë Bashkimi Evropian, duke hartuar norma ligjore që respektojnë të drejtat njerëzore dhe liritë themelore, duke përfshirë masa që luftojnë korrupsionin si dhe duke inicuar aktivitete siç është Rishikimi Funksional i Sektorit të Sundimit të Ligji. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles