LAJMI I FUNDIT:

‘Harley Davidson’ do të zhvendoset nga SHBA për të shmangur tarifat

‘Harley Davidson’ do të zhvendoset nga SHBA për të shmangur tarifat

Kompania për prodhimin e motorëve Harley Davidson ka në plan të zhvendosë disa prodhime të motorëve larg Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shmangur tarifat e Bashkimit Evropian.

Javën e kaluar, Bashkimi Evropian vendosi tarifa të larta për objektet e shtrenjta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përfshirë motoçikletat dhe masat janë një përgjigje ndaj detyrimeve të reja të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj importeve të çelikut dhe aluminit, përcjell Telegrafi.


Harley Davidson me bazë në Uisconsin, tha se kostoja në rritje nga tarifat kërcënon shitjet e saj ndërkombëtare, të cilat ajo po përpiqet të zgjerojë.

Kompania ka fabrika në Australi, Brazil, Indi dhe Tajlandë, si dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/