LAJMI I FUNDIT:

“Norvegjia do ta mbështet Maqedoninë në Samitin e NATO-s”

“Norvegjia do ta mbështet Maqedoninë në Samitin e NATO-s”

Norvegjia fuqishëm mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, kurse vërtetim për këtë mbështetje është edhe vendimi i qeverisë norvegjeze përkrahu ftesën e Maqedonisë për anëtarësim në NATO, thanë sot Ministrat për mbrojtje të Maqedonisë dhe Norvegjisë, Radmila Shekerinska dhe Frank Bakke-Jensen, në takim në Oslo.

Siç njoftojnë nga Ministria e mbrojtjes, në takim thanë se rruga e vendimet e guximshme të ndërmarra nga Maqedonia i hapin rrugë për ftesën e merituar për anëtarësim në NATO.

“Duhej vizion dhe lidership për t’u zgjidhur çështja e emrit me Greqinë. Ky vendim është edhe strategjik për dy vendet. Ballkani tregoi se jo vetëm se nuk shkaktoj probleme, por mund të jetë pjesë e zgjidhjes së tyre. Kjo nuk mund të thuhet shpesh. Tash Maqedonia pret ftesën për anëtarësim në NATO dhe fillim të bisedimeve me Bashkimi Evropian”, tha Shekerinska pas takimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ajo shtoi se lëvizja e Maqedonisë kah proceset integruese euroatlantike janë përforcim të stabilitetin, sigurisë dhe prosperitetit për të gjithë Ballkanin, që është parakusht edhe për sigurinë në Evropë.

Në kumtesën e MB-së thuhet se ministri norvegjez Frank Bakke-Jensen i ka përshëndetur zhvillimet pozitive rreth çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Kjo është nxitje për transformim dhe për stabilitetin e gjithë rajonit. Përkrahja jonë për anëtarësim të Maqedonisë në NATO është e qartë, ka thënë Jensen duke informuar Shekerinskën se në Samitin e ardhshëm të NATO-s në Bruksel, Norvegjia do të përgjigjet pozitivisht për ftesën për hyrje të Maqedonisë në NATO.

Gjatë vizitës, Ministrja u takua edhe me Sekretarin Shtetëror të Qeverisë Ingvild Stub dhe me Sekretarin Shtetëror për Punë të Jashtme, Audun Halvorsen.

Siç informojnë nga MB-ja, në takimet Ministrja ka folur për zhvillimet pozitive në Maqedoni, përkushtimi demokratizimit të shoqërisë dhe qasjen pragmatike për zgjidhjen e kontesteve me fqinjët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori