LAJMI I FUNDIT:

Deskoska: Ende nuk ka vendim përfundimtar se a do të ndryshohet Ligji për referendum

Deskoska: Ende nuk ka vendim përfundimtar se a do të ndryshohet Ligji për referendum

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska deklaroi se ende nuk ka vendim përfundimtar se a do të ketë ndryshime në regullativën ligjore për organizimin dhe sjelljen e referendumit, në kontekstin e marrëveshjes për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Momentalisht nuk ka qëndrim përfundimtar se a do të shkohet me ndryshime në Ligjin për referendum ose jo. Kemi të bëjmë me ligj që është i vjetër dhe nuk është në pajtim me Kodin Zgjedhor, njoftoi Ministrja për drejtësi, Renata Deskoska.

Sipas saj, nëse do të bëhen ndryshime nuk duhet të jenë ndryshime teknike. Ndryshime thelbësore sipas Deskoskës nuk është paraparë.


“Për shembull, Ligjit për referendum thirret në Ligjin për listë zgjedhore, që nuk ekziston dhe është ndryshuar me Kodin zgjedhor, më pastaj Ligji për referendum thirret në Ligjin për zgjedhjen e deputetëve që poashtu nuk ekziston. Po ashtu, pjesa që ka të bëjë me mbrojtjen e të drejtës për votim ndryshon nga mbrojta e të drejtës për votim. Ligji për referendum operon më procedura me mbrojtje para Gjykatës së Lartë, ndërsa Ligji për zgjedhje referon në procedurat para Gjykatave Administrative”, deklaroi Ministrja e drejtësisë.

Çështja e referendumit do ta definojë Kuvendin, me atë se kurë do të jepet datë për referendum, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga njoftimi për votim në referendum duhet të kalojnë më shumë 90 ditë, dhe më pak 60 ditë. Këto janë afatet ligjore, shtoi Deskoska.

Nga Ministria e Drejtësisë nuk janë kërkuar aktivitete që ka të bëjë për referendumin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

Lajme
Kalo në kategori