LAJMI I FUNDIT:

Pierce Brosnan: Tom Hardy duhet të jetë Bond i ri

Pierce Brosnan: Tom Hardy duhet të jetë Bond i ri

Pavarësisht nga spekulimet, Daniel Craig do të luajë një film të ri rreth James Bondit, por ka të ngjarë të jetë roli i fundit si Bond.

Daniel Craig në tetor të vitit 2015 shprehu dyshime për paraqitjen në vazhdimin e ekskluzivitetit të James Bondit, ku një numër i madh aktorësh janë paraqitur ndër vitesh si agjenti i fshehtë 007.


Megjithatë, Craig nuk u dorëzua për të marrë një rol të tillë dhe dy vjet më vonë pranoi të merrte pjesë në xhirimet e filmit kultit të drejtuar nga regjisori britanik, Danny Boyle.

Daniel Craig, Naomie Harris dhe Christoph Waltz (Getty Images)

Kështu, aktori britanik ka konfirmuar se do të luajë rolin e James Bond për herë të pestë dhe të fundit dhe ende nuk është vendosur se kush do ta zëvendësojë atë.

Sidoqoftë, aktori i mëparshëm në rolin e Bondit, Pierce Brosnan, u shfaq në media dhe sugjeroi një aktor që mund ta zëvendësoj kur më në fund vendosi të heqë dorë nga ky rol.

Daniel Craig bëhet aktori më i pasur i filmave James Bond
Lexo po ashtu Daniel Craig bëhet aktori më i pasur i filmave James Bond

Bëhet fjalë për Tom Hardyn, yllin e serialit “Taboo” dhe të filmi, “Mad Max: Fury Road”.

“Unë mendoj se Tom Hardy mund të jetë një Bond i mirë. Do të doja ta shihja atë në atë rol”, tha Pierce për “The Daily Mail” dhe shtoi se “Nevojitet një aktor që mund ta shkund filmin – kjo është ajo që e bënë Bondin e dashur”.

Ndryshe, Craigun do ta shohim edhe në shumë projekte të ndryshme filmike që do të shfaqen gjatë vitit të ardhshëm në kinematë botërore. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori