Dekreti i datës 11 prill të këtij viti nga presidenti Hashim Thaçi për të falur 14 të burgosur shkaktoi përplasje verbale ndërmjet deputetëve të pozitës dhe opozitës në Komisionin për Legjislacion.
Komisioni për Legjislacion e kryesuar nga Albulena Haxhiu e Vetëvendosjes ka marr një shkresë nga Arbenita Arifi, vajza e Agron Arifit i vrarë në vitin 2010 nga Ruzhdi Misini e që ky i fundit përfitoi nga falja e presidentit.
Deputeti i PDK-së Hajdar Beqa u përplas verbalisht meHaxhiun e bashkë me të në këtë përplasje e përfshinë edhe Nezir Çoçaj dhe deputeti i AAK-së Shkumbin Demaliaj.
“(Beqa)Me marrë lëndën, jo me shqyrtuar shkresën. Cilën lëndë e ke?
(Haxhiu)Krejt janë.
(Beqa)Lëndën jo, shkresë ke ti, s’ke lëndë.
(Haxhiu) Mos manipulo.
Beqa: Mos panipulo ti. A ke kërkuar prej presidencës.
Haxhiu: Mos e ngrit zërin, as ti mos e ngrit zërin.
Beqa: A ke kërkuar zyrtarsiht?
Haxhiu: Pse sillesh kaq çuditshëm kur flitet për Thaçin, unë se kuptoj.
Beqa: Jo Thaçin, ne po flasim zyrtarisht jemi anëtarë të Komisionit, nuk kemi besimin e popullit këtu me keqpërdorë. Ti s’je këtu çka të vjen me mbledh letra me pru me fut në rend dite.
Haxhiu: Gjitha letrat që drejtohen këtu, kam me i vendosur si pikë të rendit të ditës, të pëlqej apo jo”.
Deputeti Hajdar Beqa ka thënë se ky shqyrtim është jo kushtetues nga Komisioni i drejtuar nga Albulena Haxhiu. Sipas tij, kjo është çështje politike.
Për shkak të mungesës së kuorumit, Komisioni ka ndërprerë punimet.
Beqa: Nuk kemi drejtë me shqyrtuar dekretin e Presidentit
“Ne e dimi që nuk kemi asnjë kompetencë në fushë veprimtarinë e Komisionit tonë nuk është t’i shqyrtojmë dekretet. Dekretet ia mundëson Kushtetuta presidentit dhe Ligji për Faljet, do të thotë I ka këto dy elemente bazë. Ne mundemi me dhënë qëndrime politike, por është mirë me mbajtur konferenca për shtyp, edhe ti(Haxhiut) dhe Frashëri nëse mendoni me politizuar një rast të tillë. Pra, nuk kemi drejt me shqyrtuar dekretin e presidentit si Komision”, ka thënë Beqa.
Sipas deputetëve, Albulena Haxhiu dhe Frashër Krasniqi, presidenti Hashim Thaçi ka bërë dekret jashtë rregullave.
“Ka hapësirë me dyshuar pse është falë pikërisht ky person dhe nuk janë falë plotë tjerë që e meritojnë ndoshta shumë më shumë. Pse po bëhen falje të tilla veç me emra personal që dyshohet se mund të kenë lidhje me presidentin”, ka thënë Krasniqi.
Ndërsa, deputeti Arben Gashi ka thënë se për këtë çështje ka ligje që e rregullojnë.
“Ky është një rast shumë I rëndë për të cilin mendoj se është problematik ashtu sic ju qasemi për me I trajtuar. Unë nuk po dua me spekuluar, se çka realisht ka ndodhur. E vërteta është që ka ndodhur një vrasje dhe po ashtu e vërteta është që ka një person të denuar për vrasjen në të gjitha shkallët e gjykimit dhe po ashtu inistitucioni i Presidentit ka të drejtën për falje, falja është nominale dhe individuale… por tash problemi është te kriteret”, ka thënë Gashi.
Ndërsa, përplasja tjetër verbale ndërmjet deputetes Albulena Haxhiu dhe deputetit Nezir Çoçaj shtyri deputetin Shkumbin Demalija të kërkoi ta lëshojnë mbledhjen deputetët e pozitës.
“Unë kisha kërkuar prej anëtarëve të pozitës me lëshuar këtë takim dhe me këtë fjalor kështu”, ka thënë Demalia.
Ruzhdi Misini ishte dënuar me 13 vjet e 6 muaj burgim për vrasjen e Agron Arifit , ndërsa me vendimin e presidentit atij iu falën dy vjet. Për shkak të mungesës së kuorumit, Komisioni ka ndërprerë punimet. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndahen mbi 10 mijë euro për Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesit e Luginës të Preshevës
Molliqaj: Për mua Kurti e ka bërë Asociacionin sepse e ka pranuar
Nikollovski: E zbatojmë idenë për administrim më efikas duke reduktuar institucionet dhe funksionet
Shqiptari shpallet në kërkim në Turqi, akuzohet për “fyerje të Islamit”
Temperaturat e larta në Kosovë, IHMK rekomandon që orët e mësimit të shkurtohen në 30 minuta
Lajçaku pas Prishtinës shkon në Beograd: Me Vuçiqin u pajtuam për hapat e ardhshëm në dialog
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri
Kurti takon bashkatdhetarët në Hamburg, diskuton për zhvillimet në Kosovë dhe mbështetjen për diasporën
"Kanë dalë gjyshet kanë shku me i këqyr nipat, u kënaqën"- Bislimi mohon ikjen e të rinjve nga Kosova
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Arda Guler realizon golin më të bukur deri më tani në Euro 2024
Sa armë bërthamore ka aktualisht NATO - dhe vendet e tjera - dhe Rusia?
UEFA godet Shqipërinë, e gjobitë rëndë
Më shumë se 550 pelegrinë - shumica egjiptianë - thuhet se kanë vdekur në Mekë pasi temperaturat shkuan në mbi 50 gradë Celsius
Portugalia 2-1 Çekia, nota e Ronaldos dhe lojtarëve të tjerë
Draft-statuti i Asociacionit, Joseph tregon pikën e mospajtimit me Kurtin