Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, së bashku me shefen e Zyrës së BE-së/përfaqësuesen e posaçme të Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, morën pjesë sot në tryezën e fushatës informuese “Kodi Civil modern qëndron për diversitet dhe mundësi”.
Ministri Tahiri, me këtë rast shprehu edhe njëherë përkushtimin e tij që përmes ndryshimeve legjislative, Kosova të bëhet e qasshme, e besueshme dhe e barabartë për të gjithë qytetarët.
“Si ministër i Drejtësisë, jam i plotësisht i vetëdijshëm për këtë dhe çdo ditë po përpiqemi që shtetin ligjor ta bëjmë më të qasshëm, të besueshëm dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Drejtësia ka disa kuptime. Por përditshmëria e një shoqërie të lirë, të drejtë dhe në të cilën funksionin rendi dhe ligji, më së miri kuptohet përmes drejtësisë që rregullon fushën civile të marrëdhënieve në mes njerëzve” tha ministri Tahiri.
Për më shumë, ministri Tahiri theksoi se Kodi i ri Civil që do të avancojë edhe më tej sigurinë juridike në krijimin e marrëdhënieve civile.
“Kodi Civil i Republikës së Kosovës do të garantojë zbatimin unik të parimeve të drejtësisë civile duke krijuar sigurinë juridike të nevojshme në krijimin, avancimin dhe ndërtimin e marrëdhënieve civile, qoftë të natyrës familjare, pronësore apo të atyre të biznesit” tha ministri Tahiri.
Shefja e Zyrës së BE-së/PPBE, Natalia Apostolova, nënvizoi rëndësinë e konsultimeve të tilla publike ku qytetarët mund të marrin pjesë në draftimin e legjislacionit kyç, sikurse që është kodi civil. Ajo tha se kodi i ri do të ndihmojë në harmonizimin më MSA-në në rregullimin e çështjeve që ndërlidhen me pronën, familjen, trashëgiminë dhe obligimet në një mënyrë jo diskriminuese, duke përmirësuar në veçanti të drejtat pronësore të femrës.
Tryeza, që u organizua nga Ministria e Drejtësisë, e përkrahur nga Programi i Kodit Civil i financuar nga Bashkimi Evropian, mblodhi akterët institucionalë dhe akademikë, duke përfshirë profesionistët ligjorë dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, për të diskutuar dhe kontribuar në procesin e hartimit të kornizës ligjore për çështjet civile në përputhje me standardet e BE-së dhe vlerat e saj të barazisë dhe të drejtave civile. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova