LAJMI I FUNDIT:

Akoma nuk ka vendim për nisjen e negociatave me Maqedoninë, Franca dhe Holanda janë kundër

Akoma nuk ka vendim për nisjen e negociatave me Maqedoninë, Franca dhe Holanda janë kundër
Foto: Arkiv

Franca dhe Holanda vazhdojnë të jenë kundër nisjes së bisedimeve në këtë moment me Maqedoninë. Parisi dhe Amsterdami nga frika se nisja e bisedimeve me kandidatë të rinj do të ketë efekt negativ në opinionin vendor, duan që fillimi i bisedimeve me Tiranën dhe Shkupin të shtyhet pas zgjedhjeve evropiane në verë të 2019-tës, njofton AIM.

Por, edhe Franca edhe Holanda janë të vetëdijshme se pas marrëveshjes me Greqinë duhet t’i ofrohet diçka Maqedonisë, sidomos duke pasur parasysh referendumin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përkundër tyre anëtaret tjera të BE-së, sidomos Gjermania insiston që opsioni i Francës dhe Holandës nuk është i mirë.


Ministrat në këtë moment janë duke mbajtur takim joformal në Luksemburg, ndërsa pritet që të sjellin vendim për bisedimet me Maqedoninë dhe Shqipërinë.

Para fillimit të këtij takimi disa ministra shprehën qëndrimet e tyre. Shefi i diplomacisë së Holandës tha se për vendin e tij është e rëndësishme që të sheh se reformat zbatohen, ndërsa kryediplomati gjerman Michael Roth, tha se Gjermani do të jep dritë të gjelbër për nisjen e negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori