LAJMI I FUNDIT:

Zakharieva: Askush nuk është kundër perspektivës evropiane

Zakharieva: Askush nuk është kundër perspektivës evropiane

Bullgaria nesër para Këshillit të BE-së do të propozojë që Maqedonia dhe Shqipëria të nisin bisedimet për hyrje në Bashkimin Evropian. Pozicioni i Maqedonisë është më i fortë se sa ai i Shqipërisë, tha sot zv. Kryeministrja e Bullgarisë Ekaterina Zakharieva.

Zakharieva deklaroi se shumica e vendeve vazhdojnë të mbajnë qëndrimin që të fillohet ftesa për fillimin e bisedimeve, por shoti se duhet punë që të bindet një pjesë e shteteve që janë skeptik.


Deri në mbrëmje ambasadorët e shteteve të BE-së do të vazhdojnë të flasin në këtë temë. Madje edhe nëse nesër Këshilli i BE-së përkrahë fillim të bisedimeve për zgjerim, kjo nuk do të thotë fillim të bisedimeve. Ka shumë punë që duhet mbaruar nga ekspertët e Komisionit Evropian, siç është përgatitja në suaza përgatitore, tha Zaharieva.

Ajo qartësoi qëndrimet nga te gjitha vendet anëtare të merren parasysh, sepse bëhet fjalë për atë se a do të merret vendim pozitiv. Zakharieva potencoi se nëse nesër nuk merret vendim pozitiv, çështja do të rishikohet ne Këshillin Evropian në fund të kësaj jave, pëcjell Telegrafi Maqedoni.

Me Francën duhet edhe shumë punë, theksoi se është e rëndësishme që asnjëri shtet nuk është kundër. Ajo tha se elzistojnë mendime ndryshe rreth datës së fillimit të bisedimeve por se asnjëra nga vendet anëtare nuk është kundër integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Të gjithë mendojnë se ka zhvillim serioz dhe progres në Ballkanin Perëndimor. Çështja është kurrë, dhe jo a duhet. Bëhet fjalë për intepretime të vendeve për hyrjen në BE.

Sipas saj. liderët ballkanik kanë demonstruar guxim, duke filluar me marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë./Telegrafi/