LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi ta miratojë sa më shpejt draftstatutin e Trepçës

Kuvendi ta miratojë sa më shpejt draftstatutin e Trepçës

Kryesuesi i Bordit Mbikëqyrës të Ndërmarrjes “Trepça”, Ardian Syla, ka bërë me dije se gjendja momentale e kapaciteteve prodhuese në këtë ndërmarrje nuk është e kënaqshme.

Ai ka theksuar se prodhimi në pesëmujorin e parë të këtij viti në minierat me flotacion Stantërg, Artanë dhe Kishincë është rreth 18 për qind më i ulët se në pesëmujorin e parë të vitit 2017.


Syla ka thënë se aprovimi sa më i shpejtë i statutit të ndërmarrjes “Trepça” nga ana e Kuvendit të Kosovës do t’i hapte rrugë zhvillimit të gjithëmbarshëm të kësaj ndërmarrje.

“Funksionimi i Ndërmarrjes “Trepça”, duke përfshirë edhe njësitë prodhuese, që nga paslufta është përcjellë me vështirësi të shumta. Gjendja momentale e kapaciteteve prodhuese nuk është e kënaqshme. Prodhimi në pesëmujorin e parë të vitit 2018 në minierat me flotacion Stantërg, Artanë dhe Kishincë është rreth 18 për qind më i ulët se në pesëmujorin e parë të vitit 2017 dhe arsyet për këtë performancë jo të mirë të njësive prodhuese janë në kuadër të sfidave me të cilat po përballemi. Miratimi i Ligjit për “Trepçën” ka qenë një hap tejet i rëndësishëm dhe i domosdoshëm i cili e ka shpëtuar “Trepçën” nga falimentimi apo likuidimi eventual. Mirëpo, vështirësitë në zbatimin e këtij ligji, vonesat në emërimin e Bordit Mbikëqyrës si dhe vonesat në hartimin dhe aprovimin e Statutit të Ndërmarrjes “Trepça sh. a.” kanë ndikuar në performancën jo të mirë të ndërmarrjes. Prandaj, aprovimi sa më i shpejtë i statutit të ndërmarrjes nga ana e Kuvendit të Kosovës do t’i hapte rrugë zhvillimit të gjithëmbarshëm të ndërmarrjes”, tha ai. /Epoka e Re/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Ekonomi
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Ekonomi
Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Botë
Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë

Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë

Ekonomi
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi

Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi

Ekonomi
Kalo në kategori