Kope delesh “mësyjnë” Parisin – një imazh i pazakontë, por jo një marifet i ri publik! (Foto)
Një tufë delesh mund t’i shohësh teksa shëtisin të pashqetësuara nëpër rrugët e Parisit.
Një imazh i pazakontë dhe nuk është një marifet i ri publik ose një skenë në ndonjë film të Hollivudit.
Është e gjitha e vërtetë.
“Kullotja” e qytetit zhvillohet një herë në muaj, në parkun Aubervilliers, jashtë kryeqytetit francez.
Krijuesi i këtij projekti kurioz dhe inovativ është një arkitekt i hapësirave urbane, Julie-Lou Dubreuilh, që pesë vjet më parë krijoi një kooperativë profesionale “në teknikat e qytetit”, që ka për qëllim të sjellë “Paqe rurale” madje edhe në metropol.
Çdo tridhjetë ditë, disa barinj mund të marrin kopenë e tyre për ta kullotur në rrugët e Parisit. “Delet gjithmonë sillen në një mënyrë të disiplinuar”, shpjegon Julie-Lou Dubreuilh.
“Qyteti mund të jetë i dobishëm për kafshët dhe kafshët mund të bëjnë mirë për qytetarët që i shohim të çlodhur, teksa në jetën e përditshme ndjehen të zhytur në një dimension baritor”, shton ai.
“Duket e çuditshme”, vazhdon Dubreuilh – “por në qoftë se ju doni bagëti pa përdorimin e antibiotikëve, ju duhet t’i jepni deleve një shans për t’u kujdesur për veten e tyre”.
“Kjo do të thotë që bimët, të cilat rriten në shtigje dhe tokë të papunuar që shpesh gjenden në qytet, për shembull Artemisia, janë të përsosura për t’u shfarosur nga delet edhe në një metropol të madh si Parisi”, thekson ai. /gsh/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin
Arka e vetëshërbimit të zinxhirit amerikan shkaktoi të qeshura
Kërkim faljet më të çuditshme
E dinë
Pyetje për një milion – Si përfundoj vetura aty
Ligjërata
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?