LAJMI I FUNDIT:

LSDM dënon sulmin ndaj selisë qendrore të OBRM-PDUKM-së

LSDM dënon sulmin ndaj selisë qendrore të OBRM-PDUKM-së

Partia maqedonase në pushtet LSDM, ka dënuar aktin e demolimit të selisë qendrore të OBRM-PDUKM-së.

Në njoftimin e LSDM-së thuhet se partia qeverisëse hedh poshtë gjitha pretendimet për lidhshmëri me këtë rast, duke shtuar se ata nuk mund të jenë fajtorë për ndarjet brenda OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“LSDM qartë dhe pa dilema ishte pjesë e “Revolucionit Laraman” në momente të vërteta kur shtetit i duhej të shpëtonte nga kriminelët, ndarjeve dhe izolimi dhe këtë nuk e ka fshehur. Ndërsa në rolin e partisë qeverisëse, LSDM udhëheq shtetin përpara dhe punon në interes të qytetarëve”, thonë nga LSDM.

Nga kjo parti në fund shtojnë se presin nga organet kompetente të zbardhin rastin e sulmit ndaj selisë së OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

Dëmtohet selia e OBRM-PDUKM-së, partia e vlerëson si sulm
Lexo po ashtu Dëmtohet selia e OBRM-PDUKM-së, partia e vlerëson si sulm