Prezantuesja e njohur, Marina Vjollca, ka qenë e pranishme mbrëmë (e enjte) në promovimin e qendrës tregtare “Royall Mall”, në Prishtinë.
Ajo bëri hapjen solemne duke prezantuar ambientin e objektit, teksa rrëmbeu si gjithmonë vëmendjen me paraqitjen e saj.
Mirëpo një fotografi e hedhur në rrjetin social Instagram, bëri që moderatorja të bie pre e mijëra komenteve të fansave, të cilët e kritikuan për përdorim ‘photoshopi’.
Fotografia që Marina kishte publikuar, e shfaqte atë të buzëqeshur dhe të hareshme, teksa një nga gishtat e saj nuk vëreheshin.
Ishte pikërisht ky detaj ai që ka bërë komentuesit të ‘shpërthejnë’ me komente dhe akuza.
Fotografi i njohur Norik Uka, i kontaktuar nga Telegrafi, ka shtjelluar si njohës i fotografisë imazhin në fjalë. Ai ka treguar se këtu nuk bëhet fjalë për ‘photoshop’.
“Në bazë të hijes dhe formës, ne si ekipi bëmë disa prova gishti. Nuk është e ‘photoshopuar’ por është këndi i fotografimit që e bën të duket si ‘photoshop’. Në anën tjetër, foto vërehet të jetë e përpunuar/retushuar mirëpo asgjë nga suazat e tepruara përpos që e respektoj pamjen e artistes”, tha Norik Uka për Telegrafin.
Tutje, fotografi Uka tregoi se cila ka qenë arsyeja konkrete e mungesës së gishtit në fotografi.
“Sa i përket gishtit, nëse e analizon mirë kur është shkrep blici ka lëshu hije prapa dhe gishti dhe gjithë koka e kanë një vijë ngjyrë vjollce të mbyllët si siluetë përreth gjithë fotografisë, ajo tregon që fotografia nuk ka pas manipulim, sepse përndryshe nuk do të ishte vërejtur hija në prapavijë, mirëpo nëse e analizon mirë e sheh hijen. Në anën tjetër fotografia është vetëm pak e përpunuar, ndoshta vetëm ndonjë ‘highlight’ në filtra që është e lejueshme, gjë të cilën e bëjnë shumë artistë në mbarë botën”, ka thënë Norik Uka më tej.
Si përfundim, fotografi i njohur shtoi se ajo çfarë ka bërë Marina është diçka që të gjithë artistët e bëjnë, e shpesh rezultatet janë të tilla.
“Nuk kisha thënë që ka gabim, mirëpo është vetëm një kënd i ngjashëm me ato që përdorin turistët kur realizojnë fotografi te Kulla e Pizzës duke vënë në pah pamjet nga perspektiva e tyre, kornetin e akullores apo diçka të ngjashme”, ka përfunduar Uka.
Përveç kësaj, fotografia e Marinës është pëlqyer shumë dhe ka marrë mbi 56 mijë pëlqime dhe mijëra komente. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços
"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit