LAJMI I FUNDIT:

Greqia të hënën do t’i dërgojë letër BE-së dhe NATO-s për Maqedoninë

Greqia të hënën do t’i dërgojë letër BE-së dhe NATO-s për Maqedoninë

Të dielën do të nënshkruhen nga shefi i diplomacisë greke, kurse të hënën në mëngjes do të dërgohen letrat te Bashkimit Evropian dhe NATO-s, se Greqia nuk do ta kundërshtojnë Maqedoninë në proceset euro atlantike. Këtë e deklaroi  Nikos Kotzias, duke folur para gazetarëve në fund të Konferencës për stabilitet dhe siguri të ishullit Rodos.

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, tha se të premten e kaluar, para nënshkrimin të marrëveshjes, pa qenë i obliguar, ka dërguar letër Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, ku raporton dhe i vendos parakushtet me të cilat duhet të jetë ftesa për anëtarësim, përkatësisht ato kushte të cilat u nënshkruan në marrëveshje.

Në lidhje me letrat e reja, Kotzias e vërtetoi se ka marrë notën nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë se marrëveshja ka qenë e ratifikuar kurse të hënen Greqia do të përmbush pjesën tjetër të detyrimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në zyrën time diplomatike kemi përgaditur letrat. Do t’i nënshkruaj në Bruksel këtë fundjavë, që në mëngjes të dërgohen BE-së dhe NATO-s. Janë letra të cilat thonë se jam njoftuar nga pala tjetvr për ratifikimin e marrëveshjes në Kuvend dhe se parakushtet dhe detyrimet qe i kemi vendosur mund të vazhdojnë, deklaroi Kotzias./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori