LAJMI I FUNDIT:

Gent Begolli zgjidhet kryeshef ekzekutiv i Telekomit të Kosovës

Gent Begolli zgjidhet kryeshef ekzekutiv i Telekomit të Kosovës

Bordi i Telekomit të Kosovës ka zgjedhur të enjten për kryeshef ekzekutiv të Telekomit të Kosovës, Gent Begollin.

Zgjedhjen e Begollit në pozitën e kryeshefit ekzekutiv të Telekomit e ka konfirmuar për Telegrafin, kryesuesja e Bordit të Telekomit të Kosovës, Besa Shatri Berisha.

“Të enjten Gent Begolli është zgjedhur në pozitën e kryeshefit ekzekutiv të Telekomit të Kosovës”, tha Shatri-Berisha për Telegrafin.


Begolli pozitën e kryeshefit të Telekomit pritet ta fillojë më 29 qershor, pas kalimit të afatit të ankesave.

Ndryshe, Gent Begolli vjen nga partia e kryeministrit Ramush Haradinaj, AAK.

Ai ishte drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës në mandatin e kaluar të Shpend Ahmetit.  /Telegrafi/