LAJMI I FUNDIT:

Gjetaj tregon rastin kur një fëmijë u dërgua për shërim në Beograd, por nuk u kthye as i gjallë, as i vdekur (Video)

Gjetaj tregon rastin kur një fëmijë u dërgua për shërim në Beograd, por nuk u kthye as i gjallë, as i vdekur (Video)

Prenk Gjetaj nga Komisioni për të Pagjeturit, tregon se ka raste kur në periudhën e luftës nuk janë kursyer as foshnjat.

“Kemi raste që kërkohen si fëmijë. Një foshnje 6 mujore nga masakra e Izbicës, është gjetur në varrezën masive të Batajnicës, është rivarrosur sivjet”, ka thënë Gjetaj në Debat Plus me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.

Ai tregon se ka raste kur familjarët kanë dyshime se i kanë fëmijët gjallë nga periudha e luftës së fundit.


“Kemi një rast kur nga bombardimi i urës së Llazhanit, një familjar dyshon se djalin e vëllait të tij e ka parë të mbështjellë me fashë, dhe mendon se ai është gjallë, por ne nuk e kemi atë informacion”.

Zyrtari nga Komisioni për të Pagjeturit ka treguar edhe raste kur fëmijët janë dërguar për shërim në Beograd dhe nuk janë kthyer më as gjallë e as të vdekur, përcjell Telegrafi.

“Kemi një rast kur në periudhën e luftës një fëmijë është dërguar në Beograd për shërim. Për shkak të rrethanave të luftës familjarët nuk kanë mundur ta vizitojnë dhe më vonë janë njoftuar se fëmiu ka ndërruar jetë”, deklaron Gjetaj, duke thënë se ata janë në proces të zbulimit të këtij rasti./Telegrafi/

https://youtu.be/KxUxg3qvmDQ?t=1651