LAJMI I FUNDIT:

“Kulla e Tupellëve” dikur funksiononte si burg, sot vendbanim për dy familje (Video)

“Kulla e Tupellëve” dikur funksiononte si burg, sot vendbanim për dy familje (Video)

Kulla që dikur ishte ndërtuar nga dy vëllezer e që sot njihet si “Kulla e Tupellëve”, gjendet në qytetin e Mitrovicës.

Kjo kullë, dikur kishte shërbyer si burg, e më pas si depo, ndërsa sot shërben si vendbanim për dy familje.


Lirie Kalludra ka 30 vite që është vendosur në këtë kullë bashkë me familjen e saj.

Edhe pse nuk di shumë për historinë e këtij objekti, ajo thotë se kur ka ardh në fillim këtu ka qënë në gjendje të mjerueshme.

“Banoj në këtë shtëpi që 30 vite. Kur kam ardhur në fillim s’kam pas ku me u vendos, burg, e shkatërruar, pa rrymë, pa ujë, asgjë brenda nuk ka pas”, shprehet për RTV Dukagjinin, banorja e kullës.

Kalludra thotë se “më vonë e kam mësuar se objekti ishte pronë i Tupellëve, por se ata nuk jetonin më”.

Sipas drejtorit të kulturës në Mitrovicë, përpos disa intervenimeve në enterier, kulla ka ruajtur gjendjen fillestare të ndërtimit, përcjell Telegrafi.

“Sipas informatave tona, kulla ka filluar të ndërtohet në vitin 1918, është ndërtuar nga Haxhi Fazliu i Tupellëve. Thuhet që kanë qenë dy vëllezër që e kanë posedu këtë kullë. Mënyra e ndërtimit shihet që është tipike për kullë”, tregon Tafil Peci.

“Në kohën e Ali Shukriut, objekti u është marrë familjes dhe ka kaluar në pronë komunale. Gjatë asaj kohe ka shërbyer si burg, e pastaj është përdorur si depo”, shprehet Tafil Peci nga Komuna e Mitrovicës, duke treguar se këtë objekt e banojnë dy familje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori