LAJMI I FUNDIT:

Shkolla “Ismail Qemali”, vërshohet nga uji pas reshjeve të shiut në Prishtinë

Shkolla “Ismail Qemali”, vërshohet nga uji pas reshjeve të shiut në Prishtinë

Reshjet e mëdha të shiut që kanë rënë të enjten në Prishtinë, përveç rrugëve kanë depërtuar edhe nëpër objekte të ndryshme.

Telegrafi ka siguruar një video në të cilën shihet të ketë marrë uji, shkollën “Ismail Qemali”, e cila ndodhet në lagjen “Bregu i Diellit.”


Siç duket objekti ka probleme të mëdha me kanalizimin u mbushë me uji, pasi pos korridorit, uji hyri edhe nëpër klasa.

Ndryshe, nga këto reshje janë krijuar vështirësi në komunikacion në shumë rrugë të Prishtinës. /Telegrafi/