LAJMI I FUNDIT:

Protestë në Vlorë për lejet e lundrimit

Protestë në Vlorë për lejet e lundrimit

Të paktën 30 pronarë mjetesh lundruese si jet ski, gomone apo skafe turistike protestuan për vonesat në dhënien e lejeve të lundrimit.

Ata thanë se mungesa e lejes ka ndikuar në punën e tyre gjatë sezonit turistik, i cili tashmë ka nisur dhe shumë prej tyre duhet të ishin në det duke lundruar me turistë në Sazan e Karaburun.

“Na i kanë kthyer dy herë dokumentet mbrapa. Nuk kthejnë përgjigje”, thonë pronarët, shkruan TCH.


Pas një takimi të realizuar me pronarë të mjeteve lundruese, drejtori i Policisë Kufitare Vlorë, Luan Hysenaj, jashtë kamerave ka pranuar se ndryshimi i ligjit pas një vendimi të datës 29 maj në procedurat për pajisje me leje të mjeteve lundruese, ka ndikuar në vonesat.

Gjatë verës në Vlorë mijëra turistë shfrytëzojnë jo vetëm anijet e mëdha turistike që nisen me një orar të përcaktuar, por edhe barka private të cilët ankorohen më lehtë në gjiret e vogla detare në Gadishullin e Karaburunit apo për t’u futur në shpellën e Haxhi Aliut ku anijet e mëdha nuk mund të futen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Drejtësi
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Kronika e Zezë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kalo në kategori