LAJMI I FUNDIT:

Vaji më i mirë natyral për rrezitje: Recetë e thjeshtë të cilin mund ta bëni vetë në shtëpi!

Vaji më i mirë natyral për rrezitje: Recetë e thjeshtë të cilin mund ta bëni vetë në shtëpi!

Të gjithë do t’jua kenë lakmi për ngjyrën e trupit që do ta merrni nga rrezitja, të gjithë përbërësit i keni në kuzhinën tuaj!

Vetëm pas dy ditëve do të vëreni nxirje të lehtë, transmeton Telegrafi.

Bashkë me nxirjen e shpejtë, përparësia e këtij zbutësi është që lëkura mund t’ju bëhet e butë dhe e ushqyer.


Po ju sjellim recetën më të thjeshtë për vajin për rrezitje të cilin mund ta bëni vetë në shtëpi!

Ky vaj natyral në të vërtetë është zbutës për rrezitje, sepse bëhet në atë mënyrë që në vaj ulliri shtohen bimët.

Për përgatitje ju nevojiten:

– 3 dl vaj ulliri,
– 2 karota,
– 6 –7 arra të reja

Merrni një kavanoz dhe në qitni karotën e bluar, grini arrat dhe qitni vajin e ullirit. Mbylleni mirë dhe lëreni ashtu të qëndrojë në diell së paku katër javë (më së miri do të ishte 40 ditë). Herë pas here përzieni përmbajtjen.

Kur të kalojë koha e “rrezitjes” së vajit, kullojeni dhe vajin e përftuar qiteni në një shishe të vogël.

Duke pasur parasysh që ky preparat nuk mbron nga rrezet e dëmshme të diellit, meqenëse faktori i tij mbrojtës është 2, para se ta përdorni vajin, mbrojuni me kremin me faktor dhe pas gjysmë ore përdoreni vajin.

Pas dy ditësh do të vëreni nxirje të lehtë. Bashkë me nxirjen, përparësia e këtij preparati është edhe ajo që lëkura do t’ju bëhet e butë dhe e ushqyer. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori