LAJMI I FUNDIT:

Fillon tryeza e PSD-së me partitë politike

Fillon tryeza e PSD-së me partitë politike

Ka filluar tryeza e partive politike e thirrur nga Partia Socialdemokrate (PSD).

Në këtë tryezë po marrin pjesë përfaqësues të PDK-së, LDK-së, AAK-së, Nismës, Lëvizjes Vetëvendosjes, si dhe Alternativës.

Mirëpo, aty nuk janë parë edhe përfaqësuesit e Listës Serbe, pasi që të njëjtit nuk janë ftuar nga PSD për të qenë pjesë e kësaj tryeze.


Tryeza është e mbyllur për media, por që pas përfundimit do të ketë prononcime për publikun.

Tryeza më herët kanë mbajtur edhe Lëvizja Vetëvendosje, PDK-ja dhe LDK-ja. Përmes këtyre tryezave po synohet gjetja e një konsensusi për tema të rëndësishme në vend, kurse partitë opozitare kanë bërë edhe thirrje për caktimin e datës për zgjedhjet e jashtëzakonshme.