LAJMI I FUNDIT:

Kosova vazhdon të tubojë talentët nga Evropa, Fatjon Alidemaj i FC Zurich talenti i radhës nga i cili pritet shumë

Kosova vazhdon të tubojë talentët nga Evropa, Fatjon Alidemaj i FC Zurich talenti i radhës nga i cili pritet shumë

Kosova ka shumë talentë nëpër Evropë dhe FFK me kampet e saj po tenton t’i pikas më të mirët që të bëjë skuadra të forta edhe te grupmoshat.

Së fundmi është ftuar Fatjon Alidemaj nga Pozhari i Deçanit, po që jeton dhe luan në Zurich të Zvicrës.


Djaloshi ka lindur dhe është rritur ne Zvicër. Ai është i datëlindjes 2003 dhe luan qe shtatë vite te FC Zurich.

Alidemaj është pjesë e FC Zurich U15, ndërsa luan në pozitën e mesfushorit.

Ai ka luajtur një herë më parë për Kosovën në mars të këtij viti, dhe aty është pëlqyer, ndërsa tani i ka ardhur ftesa për kampin e radhës.

“Jam shumë i lumtur që kamë marrë ftesën nga FFK-ja për të qenë pjesë e këtij kampi”.

“Do të dëshiroja që në të ardhmen të jem pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në futboll. Kam shumë dëshirë që të kontribuoj në futbollin e Kosovës”, ka thënë Alidemaj për Telegrafin.

Talenti tregon se e pëlqen klubet e Barcelonës dhe Bayernit, ndërsa si lojtar James Rodriguezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori