Pavarësisht se faza e parë e miratimit të Paktit me Greqinë pritet të kalojë me sukses, etapat e tjera deri në hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për emrin mund të problematizohen. Eksperti juridik Naser Zyberi vlerëson se ratifikimi i Marrëveshjes në kuvend do ta lëviz Maqedoninë nga pika zero pasi do të mundësojë zhbllokimin e proceseve euro-atlantike por pengesa e parë sipas tij do të paraqitet me refuzimin e Presidentit Ivanov që ta dekretojë ligjin.
Mund të supozojmë se edhe për herë të dytë pasi të jetë votuar ligji mos ta nënshkruaj dekretin për shpalljen e ligjit..E mira në këtë Marrëveshje është se obligimet e Greqisë nuk janë të lidhura për aktin e shpalljes së ligjit por aktin e aprovimit në parlament të ligjit, sepse Marrëveshja ka diksion të tillë pasi të jetë ratifikuar në kuvendin e Maqedonisë Marrëveshja, Greqia do të japë rekomandimet e saj që Maqedonia ti fillojë negociatat për anëtarësim në BE dhe NATO ti bëjë ftesë për anëtarësim – pohoi eksperti juridik Naser Zyberi.
Por Zyberi vlerëson se opozita mund të bëjë obstruksione si në organizimin e referendumit ashtu edhe në miratimin e ndryshimeve kushtetuese.
Komisioni Zgjedhor është organi kushtetues i cili zbaton zgjedhjet dhe organizon deklarimet në referendum. OBRM-PDUKM mund ta sabotojë konstituimin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor i cili detyrimisht duhet të ketë aprovimin e opozitës pra OBRM-PDUKM-së. Shumica ka problem edhe mungesën e mjaftueshëm të votave për ndryshime kushtetuese sepse në rast të referendumit të suksesshëm pra të aprovohet ky propozim edhe në referendum në deklarimin e qytetarëve kuvendi duhet të bëjë ndryshimet kushtetuese – theksoi Naser Zyberi,.
Zyberi vlerëson se në mungesë të mbështetjes nga opozita, Zaev do të detyrohet që vitin e ardhshëm së bashku me zgjedhjet presidenciale të organizojë edhe zgjedhje parlamentare. Vetëm nëse siguron numër të mjaftueshëm të deputetëve në favor të ndryshimeve kushtetuese por edhe dekretin e Presidenti, Marrëveshja me Greqinë do të mund të hyjë në fuqi./Alsat-M/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova