Ministria e Administratës Publike (MAP) ka mbajtur debatin e radhës për rajonin e Pejës për pakon ligjore të reformës së administratës publike që përfshinë projektligjin për administratën shtetërore, projektligjin zyrtarët publike si dhe projektligjin për pagat.
Ky debat u organizua në bashkëpunim midis MAP, Komunëssë Pejës si dhe OJQ- “Syri i Vizionit”.
Kështu thuhet në njoftimin për media të MAP-it.
Në këtë debat sipas kësaj komunikate, pjesëmarrës ishin përfaqësues të komunave të rajonit të Pejës, përfaqësues të shoqërisë civile si dhe mediat.
Në prezantim para qytetarëve të rajonit të Pejës ministri i Administratës Publike (MAP), Mahir Yagcilar tha se pakoja ligjore e reformës së administratës publike përbën shtyllat e shtetit, sepse rregullon sipas tij, çështje qenësore të funksionimit tëmirëfilltë dhe demokratik të institucioneve publike me qëllim të përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarit, llogaridhënien dhe transparencën e sistemit shtetërore.
Më tutje në këtë takim ministri Yagcilar elaboroi se reforma e administratës publike në Republikën e Kosovës ka për qëllim të krijojë kushte që administrata të jetë e orientuar kah plotësimi i kërkesave dhe nevojave specifike të qytetarëve dhe të punojë në interes të tyre.
Në lidhje me pakon ligjore të reformës sëadministratës publike Ministri Yagcilar tha se është një nisme legjislative e një rëndësie të veçantë edhe për procesin e integrimit evropian, dhe deklaroj se:
“Pakoja ligjore e reformës së administratës publike instalon meritokraci, profesionalizëm dhe etikë në administratën publike dhe kështu ndërton besimin e publikut në qeverisje dhe ofrimin e shërbimeve.”
Në fjalën e tij, i pari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, duke përgëzuar Ministrin Yagcilar tha se pakoja ligjore e reformës së administratës publike është një nismë jashtëzakonshme për të regulluar administratën publike të jetë transparente dhe llogaridhënëse.
“Komunat kanë një rolë të rëndësishëm në zbatimin e proceseve demokratike dhe përmirësimin e besimit të qytetarëve në shtet, prandaj edhe përkrahim përpjekjet e tilla për reformën e administratës publike”, ka theksuar Muhaxheri.
Ndërsa, sekretari i Ministrisë së Administratës Publike (MAP), Artan Berisha shpalosi përmbajtjen e drafteve aktuale të projektligjeve dhe sqaroj qëllimet dhe fushe veprimtarinë e secilit projektligj. Më tutje sekretari Berisha deklaroj se MAP po organizon debate nëpër komunat e Kosovës jo vetëm për të konsultuar institucionet komunale, por edhe qytetarët dhe shoqërinë civile, me qëllim që të identifikohen hapësira për përmirësimnë këto tre projektligje për të ndërtuar shtylla të fuqishme të një shteti demokratik e funksional.
Në fund të debatit Yagcilar tha se MAP ka publikuar në platformën e konsultimeve publike, draftet aktuale të projektligjeve dhe gatë periudhës dy javore do të organizojmë shumë takime të drejtpërdrejta në të gjithë regjionet për tënjoftuar dhe konsultuar qytetarët, institucionet, shoqërinë civilë dhe të gjithë palët e interesuara me projektligjet në fjalë.
Draftet aktuale të projektligjeve mund t’i gjeni duke klikuar KËTU. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Transportuesit privat sërish në rrugët e Shkupit, por jo me kapacitet të plotë
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara
Bastisje në Kumanovë, ndalohet një person për posedim të armëve
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A