LAJMI I FUNDIT:

Vetmia mund të jetë rrezik më i madh i shëndetit publik sesa obeziteti

Vetmia mund të jetë rrezik më i madh i shëndetit publik sesa obeziteti

Fjala “vetmi” i referohet ndjesisë së të qenit të çlidhur nga bota dhe nga njerëzit përreth.

Por, kjo ndjenjë është më e zakonshme dhe më e tmerrshme sesa që mund ta imagjinojnë njerëzit, transmeton Telegrafi.


Hulumtimet e fundit kanë zbuluar se vetmia ka aq ndikim të madh në shkallën e vdekshmërisë saqë mund të konsiderohet kërcënim më i madh i shëndetit publik sesa obeziteti.

Vetmia shkakton probleme me gjumë, e rritë stresin, pezmatimin, madje e dobëson edhe sistemin e imunitetit.

Ndër tjerash, vetmia ndërlidhet me një dobësim të aftësive kognitive, shkakton sëmundje të zemrës, etj.

Sipas anketimeve të fundit, vetmia rezulton të jetë aq e zakonshme në SHBA, saqë shumica e të rriturve amerikanë konsiderohen të vetmuar. Të rinjtë amerikanë janë më të prekurit nga ky fenomen.

Ekspertët shëndetësorë thonë se vetmia është duke u bërë problem i madh shëndetësor dhe duhet të konsiderohet si epidemi. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori