LAJMI I FUNDIT:

Tragjedi në Prishtinë, burri fillimisht vret gruan pastaj veten

Tragjedi në Prishtinë, burri fillimisht vret gruan pastaj veten

Një rast i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në rrugën “Fitim Duraku” , në Prishtinë, ku ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Policia ka njoftuar se menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.


“Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka hasur në dy persona njëri (mashkull) i vrarë nga arma e zjarrit dhe një (femër) e plagosur, e cila po ashtu ka ndërruar jete pasi që nuk ka arrit të përballoj plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit.

Vdekjen e viktimës H.C. mashkull 73 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkohë që vdekja e viktimës Z.C. (femër) 66 vjeç, është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftimin e policisë.

Bazuar në hetimin preliminar të kryer nga hetuesit rajonal dhe krimteknika, është ngritur versioni se fillimisht është plagosur viktima Z.C nga personi H.C dhe më pas ky i fundit dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë zjarri e cila edhe është gjetur në afërsi të tij.

Hetuesit rajonal për hetimin e krimit së bashku me hetuesit policor të stacionit Veri unë Prishtinë, në koordinim me prokurorinë përkatëse, me një intensitet të shtuar menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh hetimore dhe po bëjnë përpjekje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Siguri
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajme
Kalo në kategori