LAJMI I FUNDIT:

Shkup, 15-vjeçarja me biçikletë është lënduar rëndë nga një automjet

Shkup, 15-vjeçarja me biçikletë është lënduar rëndë nga një automjet

15-vjeçarja nga Shkupi e cila ka drejtuar biçikletën mbrëmë, gjysmë ore para pas natës është lënduar rëndë nga goditja e automobilit.

Ngjarja ka ndodhur në rrugëkryqin e bulevardit “Srbija”, “Video Smillevski – Bato” dhe “Jane Sandanski”, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Autmojeti “Peugeot” me tabela të regjistruara në Shkup, e drejtuar nga T.K (24) nga Shkupi, ka goditur 15-vjeçaren.

Ajo ka marr lëndime të rënda trupore dhe me automjetin e ndihmës së shpejtë ka qenë e dërguar në klinikën “Nëna Terezë”, ku i është dhënë ndihmë mjekësore duke u mbajtur për shërim.

Kqyrjen e vendit të ngjarjes e bëri ekipi i Sektorit për Punë të Brendshme Shkup./Telegrafi/