Minatorët e Trepçës kanë hyrë sot në ditën e dytë të grevës njëorëshe, në shenjë pakënaqësie me draft-statutin e Trepçës, ndërsa paralajmërojnë eskalim të situatës nëse nuk merren parasysh vërejtjet dhe kërkesat e tyre në lidhje me këtë draft-statut.
Sipas tyre, Ligji për Trepçën precizon se draft-statutin duhet ta përpiloj Bordi dhe jo Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE).
Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Trepçës, njëherësh anëtar i Bordit, Shyqyri Sadiku, tha se ekziston rreziku që të gjitha burimet përreth minierave në të ardhmen të mbeten jashtë këtij procesi, ngase nuk janë përfshirë në njësitë biznesore.
Ai ka përmendur edhe kërkesat tjera, si ligjin për pensionet me 70 për qind të pagës nga 50 deri 55 vjet, ligjin për invalidë, sigurimin shëndetësor, etj.
Sipas tij, nëse ky draft-statut kalon në këtë formë çfarë është, atëherë do të jetë fundi i Trepçës.
“Ne kemi dorëzuar edhe dy draft-statute në MZHE, ku qeveria nuk i ka marr për bazë vërejtjet dhe kërkesat tona dhe ka miratuar një draft që ka shkuar në komisionin parlamentar… Kërkesat tona janë nga neni 6 ku parashihen burimet përreth minierave të cilat nuk i kanë futur në njësitë biznesore. Ne jemi të rrezikuar që të gjitha këto burime të cilat janë të hulumtuara nga Trepça që në të ardhmen të mbeten jashtë këtij procesi ose jashtë këtij draft-statuti. Gjithsesi janë edhe kërkesat e minatorëve si ligji për pensionet me 70 për qind të pagës mosha 50-55 vjet, ligji për invalidë, stazhi I punës prej vitit 89-99 me u numëru, stazhi i benificuar, sigurimi shëndetësor dhe në punë, si dhe trashëgimia e pensionit familjar…Po besoj se nëse kalon ky draft-statut me këto njësi biznesore, vetëm miniera e Stantërgut dhe miniera e Artanës e Kishnicës, mendoj se është fundi i Trepçës, sepse Trepça ka diku rreth 27 asete… Nëse nuk merren për bazë këto kërkesa të cilat janë jetike për minatorët, situata do të eskalojë, ose do të shkohet në grevë të përgjithshme ose protestë në rrugë para qeverisë në Prishtinë”, ka thënë Sadiku.
Ndryshe, pas grevës njëorëshe e cila u mbajt në të gjitha njësitë e Trepçës në Kosovë, minatorët dhe stafi tjetër i janë kthyer punës, duke theksuar rëndësinë e madhe që ka Trepça në zhvillimin ekonomik të vendit. /KP /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje