Funksionalizimi i ekonomisë së tregut si dhe reformat në politikat fiskale të vendit janë të domosdoshme për lehtësimin e mëtejmë të të bërit biznes por edhe për fuqizimin e sektorit privat në Kosovë. Kjo u tha gjatë një takimi të ministrit të Financave, Bedri Hamza, me drejtuesit e kompanive anëtare të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK).
Drejtori ekzekutiv i OEAK, Arian Zeka, shprehu gatishmërinë e Odës për të kontribuar me rekomandime për procesin e plotësim-ndryshimit të legjislacionit tatimor. Ai shprehu shqetësimet e Odës Amerikane për sa i përket menaxhimit të parasë publike, veçanërisht disa vendimeve të cilat mund të çojnë në rritjen e ngarkesës fiskale për bizneset, përcjell Telegrafi.
Ndërsa, zëvendëspresidenti i Bordit të Guvernatorëve të OEAK-ut, Hakif Gashi, tha se krijimi i një ambienti të mirë për bizneset reflekton në rritjen e vendeve të punës dhe rritje ekonomike të vendit. Ai shtoi si primare zhvillimin e politikave të mirëfillta fiskale në tërheqjen e investitorëve të huaj në Kosovë, por edhe zgjerimin e kompanive kosovare në rajon.
Ministëri i Financave, Bedri Hamza sqaroi se rrezikimi i stabilitetit makrofiskal në Kosovë mund të krijojë probleme si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Ai tha se synim i Ministrisë së Financave vazhdon të mbetet përkrahja e sektorit privat në lehtësimin e eksportimit të produkteve në tregun rajonal duke u shprehur se ky ka qene edhe qëllimi i masave fiskale të zbatuara nga ana e Ministrisë së Financave për lirime doganore dhe shkurtim të procedurave doganore. Hamza njoftoi se MF është duke punuar në ndryshimin e legjislacionit tatimor në përputhje me direktivat e BE-së.
Bizneset e pranishme në takim thanë se Ministria e Financave ka krijuar lehtësira fiskale me ndikim të dukshëm në fuqizimin e tyre, por edhe në qartësimin dhe aplikimin e drejt të legjislacionit tatimor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë