LAJMI I FUNDIT:

Vetëaksidentohen, pas ekzaminimeve mjekësore ikin nga QKUK-ja

Vetëaksidentohen, pas ekzaminimeve mjekësore ikin nga QKUK-ja

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Gushtericë të Graqanicës mbrëmë rreth orës 21:00.

“I dyshuari mashkull K/Shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën ka shkaktuar vetëaksident trafiku dhe për pasojë lëndime ka pësuar vetë drejtuesi dhe një pasagjer mashkull K/Shqiptar. Të njëjtit fillimisht janë dërguar në QMF-Graqanicë dhe pastaj në Qendrën Emergjente në Prishtinë për tretman mjekësor, por pas disa ekzaminimeve mjekësore kanë ikur në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas mjekëve, gjendja e tyre ka qenë stabile. Dyshohet se edhe të dhënat personale nuk kanë qenë të sakta. Vetura e aksidentuar është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/