Sot, Komuna e Malishevës, përmes aktiviteteve të ndryshme, është duke shënuar 16 Qershorin, Ditën e Çlirimit dhe Ditën e Dëshmorëve.
Në këtë ditë, po ashtu, me vendim të Kuvendit të Komunës, janë ndarë edhe çmimet tradicionale, për trimëri dhe heroizëm, për kontribut në arsim dhe në shëndetësi. Në fjalimin e tij, i pari i Malishevës, Ragip Begaj, 16 Qershorin, e ka cilësuar si “një ditë e shenjtë për Malishevën”.
Aktivitetet e ditës së sotme, kanë filluar me një vrapim nga fëmijët e lindur në vitin e pavarësisë, më 2008, për të vazhduar me mbledhjen solemne të Kuvendit të Komunës së Malishevës dhe me ndarjen e çmimeve tradicionale. Çmimin “Imer Krasniqi”, për trimëri dhe heroizëm, e kanë marrë Velvetije Zogaj-veterane e UÇK-së dhe Skënder Krasniqi-veteran i UÇK-së, ndërsa çmimin “Hamdi Berisha” për kontributin e dhënë në shkollën shqipe, këtë vit ju ka ndarë Shani Morinës (pas vdekjes) dhe Rexhep Begajt, veteran i arsimit dhe çmimi “Dr.Shpëtim Robaj”, për kontributin e dhënë në shëndetësi, për këtë vit, ju ka ndarë mjekëve Mursel Gashi dhe Ramë Morina.
Në këtë mbledhje solemne, krahas anëtarëve të KK të Malishevës, kanë marrë pjesë edhe struktura të larta të FSK-së, me në krye gjeneralmajor Gëzim Hazrolli, zëvendësministri i MKRS-së, Rexhep MAzreku, ish deputet të Kuvendit të Kosovës, nipi i Ismet Jasharit, komandant Kumanova, familje të dëshmorëve, veteran të luftës së UÇK-së dhe qytetarë të shumtë.
Në këtë mbledhje nga një fjalë rasti kanë mbajtur, Ragip Begaj, kryetar i Komunës së Malishevës, Rrahim Morina, kryesues i Kuvendit të Komunës së Malishevës dhe Sinan Gegaj, në emër të shoqatave të dala nga lufta. Në fjalimet e tyre, ata kanë folur për luftën dhe rëndësinë e luftës, për çlirimin e Malishevës dhe të Kosovës, për kontributin e dëshmorëve të kombit dhe për zhvillimet e përgjithshme në Komunën e Malishevës, që pas luftës së dytë botërore, e deri më sot.
Aktivitetet kanë vazhduar me nderime dhe homazhe, tek shtatorja e Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari në Malishevë, pastaj tek varrezat e dëshmorëve në Malishevë, Kleçkë dhe në Prekaz.
Në të njëjtën kohë janë zhvilluar edhe aktivitete tjera kulturore, si hapja e ekspozitës në pikturë dhe shfaqje teatrale, në shtëpinë e kulturës, “Tahir Sinani” në Malishevë. Aktivitetet e stome, vazhdojnë me koncert të madh, në sheshin e qytetit, pastaj finalja e turnirit në futboll të vogël, “Ibrahim Mazreku”, që mbahet në palestrën sportive “Habib Zogaj” në Malishevë, dhe të gjitha aktivitetet, do të përfundojnë me ndezjen e fishekzjarrëve./kp
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin
Liria e shtypit në Ballkanin Perëndimor, Maqedonia renditet e 36-ta
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe