LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Mosmarrëveshja në zbulimin e shtatores së Beg Rizajt nuk kishte të bëjë me mua, ndërhyra ta qetësoj situatën

Haradinaj: Mosmarrëveshja në zbulimin e shtatores së Beg Rizajt nuk kishte të bëjë me mua, ndërhyra ta qetësoj situatën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili mori pjesë në përurimin  e shtatores së heroit Beg Rizaj, ka sqaruar lidhur me incidentin e sotëm, e ku u raportua se atij iu ndalua të zbulonte shtatoren.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se incidenti nuk ka pasur të bëjë me të dhe se “disa media kanë spekuluar, se ka pasur reagime të vëllaut të Beg Rizajt drejtuar ndaj meje”.

Postimi i plotë i Haradinajt:


“Sot, në 19-vjetorin e çlirimit të Deçanit përkujtuam flijimin për liri të luftëtarëve nga e gjithë shqiptaria.

Më këtë rast, disa media kanë spekuluar, se ka pasur reagime të vëllaut të Beg Rizajt drejtuar ndaj meje.

I siguroj qytetarët e Deçanit dhe publikun e gjërë, se mosmarrëveshja nuk kishte të bënte asgjë me mua.

Ndërhyrja ime ishte në funksion të qetësimit të situatës, për të ruajtur figurën e luftëtarit tonë të lirisë”, ka shkruar Haradinaj.

Agjencia e lajmeve Kosovapress, e cila ka përcjell këtë ngjarje, sot ka raportuar se kryeministrit Haradinaj, vëllai i Beg Rizajt, Aliu ia kishte ndaluar të bënte zbulimin e shtatores.

Incident në Deçan, vëllai i Beg Rizajt nuk e lejon Haradinajn të zbulojë shtatoren (Video)
Lexo po ashtu Incident në Deçan, vëllai i Beg Rizajt nuk e lejon Haradinajn të zbulojë shtatoren (Video)

Ndaj, këtij lajmi ka reaguar edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili gjithashtu ka thënë se ishin vëllezërit e Beg Rizajt ata që patën problem mes vete dhe se kryeministri kishte ndërhyrë ta qetësojë situatën.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari

Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari

Kronika e Zezë
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Një grua humbi jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë, Policia po heton rastin

Një grua humbi jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë, Policia po heton rastin

Kronika e Zezë
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore

Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Kalo në kategori