LAJMI I FUNDIT:

Presidentit Thaçi i rriten të ardhurat vjetore krahasuar me vitin paraprak

Presidentit Thaçi i rriten të ardhurat vjetore krahasuar me vitin paraprak

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK).

Nga ky dokument shihet se Thaçit të ardhurat vjetore i janë rritur krahasuar me vitin paraprak.

32 mijë e 66 euro e 97 centë është paga vjetore e Thaçit nga zyra e Presidentit, kurse nga mëditjet për këtë vit siguroi 9 mijë e 968 euro e 84 centë.


Për rreth dy mijë euro më pak ishte vlera e kësaj shifre në vitin e kaluar, përkatësisht Thaçi në vitin 2017 kishte deklaruar 31 mijë e 956 euro e 36 centë të të ardhura vjetore nga paga, ndërsa nga mëditjet 8 mijë e 782 euro e 50 centë.

Përderisa në formularin e AKK-së, Thaçi në vitin 2017 deklaroi vetëm një veturë të tipit Audi, në pronësi të tij, me vlerë 15 mijë euro, ai këtë vit ka deklaruar dy vetura – një Audi Q5 me vlerë 15 mijë euro dhe një Audi A4 me vlerë 23 mijë euro.

Mirëpo, asnjërën nga dy veturat presidenti nuk i ka deklaruar se janë në pronësi të tij. E para figuron në pronësi të bashkëshortes, ndërsa e dyta me pronësi të përbashkët, transmeton KosovaPress.

Pasuria e paluajtshme e kreut të shtetit, sipas formularit për deklarim të pasurisë, nuk ka pësuar asnjë ndryshim nga viti paraprak.

Në vitin 2017 ai kishte deklaruar një shtëpi me 250 mijë metra në katrorë, trashëgimi nga familja me vlerë prej 80 mijë eurosh. Të njëjtën deklarim, pa asnjë ndërhyrje, Thaçi e ka bërë edhe për këtë vit. Njëjtë ka vepruar edhe për tokën bujqësore prej 1 hektarësh, të trashëguar nga familja. Kjo tokë bujqësore ka mbajtur vlerën prej 180 mijë eurosh për të dytin vit me radhë.

Bashkëshortja e Thaçit me një rrogë më shumë

Lumnije Thaçi, bashkëshortja e presidentit, në vitin 2017 kishte 18 mijë euro të hyrja vjetore, të siguruara nga ligjërimi në Universitetin ‘Fama’, por viti 2018 solli edhe një vend pune për zonjën e parë të shtetit.

Ajo përfiton 6 mijë e 500 euro nga kolegji privat AAB, ndërsa nga Universiteti publik “Isa Boletini” i Mitrovicës përfiton 14 mijë e 670 euro e 72 centë.

Para të gatshme për djalin e Thaçit

1 mijë e 500 euro bashkëshortja e presidentit i kishte deklaruar si para të gatshme në vitin 2017, por këtë vit nuk figurojnë para të gatshme në emër të saj. Për vitin 2018, është shifra prej 10 mijë e 280 euro që figuron në emër të fëmijëve. Çifti Thaçi ka vetëm një djalë, Endritin.

Vitin e kaluar, presidenti Thaçi deklaroi 290 mijë euro para të gatshme në emër të tij (nga shitja e shtëpisë), si dhe 16 mijë e 373 euro e 39 centë të tjera.

Këto shifra janë zvogëluar këtë vit, pasi Thaçi ka deklaruar mbi 139 mijë euro para të gatshme, prej tyre 3 mijë e 16 euro e 3 centë në një bankë dhe 136 mijë e 688 euro e 81 centë në një bankë tjetër.

Borxhet e familjes Thaçi

Për ndërtimin e shtëpisë, Thaçi në vitin 2009 ka marrë një kredi prej 100 mijë eurosh. Kjo kredi përfundon më 1 dhjetor të këtij viti. Përveç kësaj kredie, viti 2018 familjes Thaçi i sjell edhe një kredi tjetër, atë për blerjen e veturës, në emër të bashkëshortes së presidentit./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Donika Gërvalla voton në Gjermani

Donika Gërvalla voton në Gjermani

Lajme
Vendosja e kamerave, KQZ: Sigurohet nivel i lartë i mbikëqyrjes, integritetit dhe mbrojtjes së procesit zgjedhor

Vendosja e kamerave, KQZ: Sigurohet nivel i lartë i mbikëqyrjes, integritetit dhe mbrojtjes së procesit zgjedhor

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Koalicioni për Kosovën Fituese mbajti tubimin përmbyllës në Pejë, Haradinaj: Kosova foli, po 137

Koalicioni për Kosovën Fituese mbajti tubimin përmbyllës në Pejë, Haradinaj: Kosova foli, po 137

Lajme
“Nuk kam preferencë”, Rama flet për zgjedhjet në Kosovë në një intervistë për “El Mundo”, komenton edhe Gazën dhe vendimin e Trump për USAID

“Nuk kam preferencë”, Rama flet për zgjedhjet në Kosovë në një intervistë për “El Mundo”, komenton edhe Gazën dhe vendimin e Trump për USAID

Lajme
Kalo në kategori