Ka vende pa fund në botë që t’i vizitoni, e përtej vendeve të zakonshme që i keni vizituar ose mendoni t’i vizitoni, është Zanzibari, ishulli i cili ka gjithçka për ta bërë pushimin tuaj të paharruar.
Nga Kosova gjithnjë e kemi konsideruar të vështirë të prekim këndet e botës, por tash të gjithë mund të vizitojmë vende që më parë vështirë se kemi menduar që mund t’i prekim. Shembull konkret është Tanzania dhe arqipelagu i këtij vendi afrikan, Zanzibari.
Zanzibari është destinacioni i përkryer nëse po kërkon ajër të freskët, plazhe të pastra që ju lënë pa frymë nga bukuria, kulturë unike dhe kuzhinë të shijshme ku pëdoren erëzat lokale me famë botërore.
Nëse po kërkoni një eksperiencë që jetohet një herë në jetë, atëherë janë plot shtatë arsye, jo pesë sikur destinacionet e zakonshme, por plot SHTATË, që mund t’ua lehtësojnë vendimin se ku t’i kaloni pushimet e ardhshme.
Shqyrtoni të gjitha SHTATË arsyet, secila është më e madhe se tjetra.
Edhe pse ka edhe më shumë arsye, kemi zgjedhur 7 arsye të mëdha, sepse ky është një numër i përkryer, për vendin e përkryer, Zanzibarin.
1. Plazhe të ëndrrave
Kjo është gjëja e parë që do ta vërejnë të gjithë ata që do të vizitojnë arqipelagun e Zanzibarit. Ndalesa juaj kryesore rekomandohet të jetë ishulli Unguja. Është e njohur ndërkombëtarisht si “ishulli Zanzibar”. Bregu i gjatë me plazhe mban mbi rërën përallore mijëra turistë vit pas viti. Aty mund të bëni kajak, skijim në ujë dhe surf në erëra – zhytje ose thjesht shijimi i ujit magjik me ngjyrë turkuazi nuk janë ide të këqija po ashtu.
2. Moti është thjesht PERFEKT
Të gjithë e dimë si është moti te ne, por klima e ngrohtë në Zanzibar do t’iu bëjë të ndiheni shumë mirë. Qyteti është afër ekuatorit, kështu që klima verore është përgjatë gjithë vitit – e që do të thotë se Zanzibari nuk vizitohet vetëm verës. Ajo që do ju bëjë të ndiheni ndryshe nga i ngrohti bezdisës mesdhetar dhe kontinental janë erërat tropikale të cilat janë shumë të freskëta dhe që do t’iu bëjnë të mos e ndjeni të nxehtin. Mos bëni panik për shiun, sepse muajt me më së shumti shi janë prilli dhe maji, por shiu nuk zgjat aq shumë. A duhet që të shtohet se ky mot e bën ideal Zanzibarin si vend për piknik në plazh, darkë në deti apo sporte ujore?
3. Është kosto e arsyeshme
Askush nuk duhet që t’i zbrazë xhirollogaritë bankare për t’u kënaqur me një pushim të tillë. Edhe pse Zanzibari ka guida turistike të ndryshme, ku ndryshon edhe kostoja, natyrisht se nuk do të duhet të mbeteni pa para, por një pjesë të kursimeve mund t’ia dedikoni një vendi me kaq vlera të mëdha turistike.
Të gjitha këto i mundëson AS Travel, shtëpia turistike e shqiptarëve që ju drejton në destinacionin e ëndrrave.
4. Kuzhina e shijshme dhe ushqimi i mrekullueshëm i detit
Sigurisht, sa herë që vizitoni një qytet, e keni të patjetërsueshme që të provoni specialitetet lokale. Zanzibari ofron një gjë të mirë për secilën shije, e për këtë mund ta pyesni me garancë kë do që ka vizituar këtë arqipelag.
Orizi i famshëm, Pilau, ka shije të mrekullueshme. Ditto është koleksioni i ushqimit të detit. Por, edhe nëse është peshk mbretëror, mish ose pulë pilau, ushqimi në Zanzibar shijon në mënyrë perfekte. Produktet e pjekura janë po ashtu tepër të shijshme. Turistë të ndryshëm që kanë vizituar Zanzibarin shtojnë se specialitetet e Zanzibarit janë sezonale me një koleksion të mirë të erëzave të rritura vendase që i shtojnë një aromë të parrezistuesme secilit ushqim.
5. Histori e pasur dhe trashëgimi kulturore
Një prej mënyrave më të mira për të kuptuar një popull është të mësoni për të kaluarën e tij. Është bezdisëse t’iu themi se njerëzit vendas në Zanzibar janë të mirë, por le të tregojmë pse janë të tillë. Zanzibari është një qytet kosmopolitan me një histori fascinante dhe trashëgimi kulturore. Nga ushqimi i detit e deri te arkitektura, edhe mënyra e të veshturit dhe religjioni reflekton interaksion të pasur historik me arabët, evropianët dhe afrikanët. Nga mbretërit e hershëm, sidomos gjatë kohës së Perandorisë së Omanit e përgjatë përvojës koloniale dhe së fundmi tash, qyteti mund të thuhet se ka përjetuar një histori dhe trashëgimi trans kulturore që definon natyrën kosmopolitane dhe e bën këtë vend të dalluar në Afrikën Lindore.
6. Monumente fascinuese
Mund ta shohim të ardhmen më mirë duke e pasqyruar me të kaluarën. Ekziston një gjë fascinante për të kaluarën, nga pasuria e përvojës prej të kaluarës duke përqafuar të tashmen. Një prej mënyrave më të mira për ta njohur këtë dhe për t’u kënaqur në Zanzibar është eksplorimi i monumenteve fascinuese.
Udhëtoni prapa në kohën e skllavërisë në Kishën e Vjetër Anglikane. Kisha ka monumentin më të famshëm të sklkavërisë në botë dhe është një monument historik që përfaqëson punën e një lëvizje britanike për heqjen e një regjimi të tillë. Për një përplasje të madhe të historisë dhe kulturës të të gjitha brigjeve Swahili vizitoni Beit – al Ajaib, e njohur ndryshe si Shtëpia e Mrekullisë.
Është ndërtesa e parë në Afrikën Lindore që ka energji elektrike dhe ashensor elektrik. Muzeu ekspozon artefakte që tregojnë histori. Lista e monumenetve është e gjatë, duke vazhduar me Muzeun e Zanzibarit, Fortesën Arabe dhe Pallatin e Sulltanit, e deri te dyert nga druri në Qytetin e Gurit që definitivisht e bëjnë Zanzibarin një destinacion ku keni shumëçka për të parë.
7. Është kënaqësi!
Në Zanzibar, opsionet tuaja për aktivitete të kënaqësisë janë të mëdha. Mund të kënaqeni në Dhow Safari duke lundruar me barkën Swahili, të qëndroni në kafeteri dhe të kënaqeni me muzikën e Zanzibarit, Taarab.
Mund të eksploroni muzeun dhe monumentet, të bëni shoping dhe gjërat më të preferuara – shijimi i ushqimit me erëzat e përkryera lokale dhe t’i gëzoni plazhet perfekte. Ka aktivitete të pafundme me sportet ujore ku mund të angazhoheni, nga zhytja, peshkimi në ujin e thellë e deri te kajaku e lundrimi në varkat e vogla nga druri. Noti dhe relaksimi në ujërat e ngrohtë, apo surfimi me erë, skijimi me ujë, e ecja nëpër plazh – e garantuar është, do të kënaqeni tej mase.
AS Travel ofron paketën më të mirë turistike. E gjitha që duhet të bëni është që të rezervoni udhëtimin tuaj drejt Zanzibarit dhe të sigurohuni që të përjetoni këtë kënaqësi magjike, për gjërat tjera (fluturimi, akomodimi, udhëpërshkrimi etj), përkujdeset AS Travel Club, shtëpia e udhëtimeve më ekskluzive për shqiptarët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKatër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Udhërrëfyes për seks oral: Çfarë duan femrat në të vërtetë
Një teknikë për orgazma të shumëfishta që pakkush e di: Gjithmonë do të dëshironi më shumë, më shumë, dhe më shumë...
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje