LAJMI I FUNDIT:

Xamax prezanton ish lojtarin e Feronikelit, Kone – por ia huq klubit të fundit të tij

Xamax prezanton ish lojtarin e Feronikelit, Kone – por ia huq klubit të fundit të tij

Ish mesfushori sulmues i Feronikelit, Hamed Kone, është zyrtarizuar si përforcim i skuadrës zvicerane Neuchatel Xamax.

Shtatshkurtri që luajti te Feronikeli për gjashtë muaj ka gjetur klub të ri.


Klubi zviceran ka njoftuar për nënshkrimin me lojtarin, por ia ka ‘huqur’ klubit të fundit.

“Ky mesfushor sulmues, i shkurtër (1m68) dhe ka një teknikë të shkëlqyeshme të topit. Në moshën 30-vjeçare, ai është shumë i shpejtë dhe nuk ka frikë nga duelet kur goditet në mbrojtësit kundërshtarë”.

“Hamed Kone është i martuar dhe ka tre fëmijë. Ai ka bërë karrierë në Akademinë Jean-Marc Guillou në Abidjan. Pastaj vazhdoi të luajë në Japoni (divizioni i dytë), Rumaninë (divizioni i parë) dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (divizioni i parë). Vitin e kaluar  ai u transferua në Shqipëri në Kategorinë 1”, thuhet në njoftimin e klubit.

Kone kurrë nuk ka luajtur në Shqipëri. Lojtari megjithatë është ndarë i kënaqur që ka nënshkruar për klubin zviceran.

Klubi e ka zyrtarizuar edhe mbrojtësin e Kosovës U-21, Arbenit Xhemajlin.

Ai ka zhvilluar disa ndeshje nën drejtimin e Rafet Prekazit, ku është treguar shumë i suksesshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori