Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti në një takim një delegacion të gjerë të qytetarëve e përfaqësuesve të Komunës së Vitisë, në përbërje të personaliteteve politike nga niveli qendror i kësaj ane, shoqërisë civile dhe mediave, të kryesuar nga kryetari Sokol Haliti.
Ministri Lekaj, i ka informuar dhe siguruar ata, se kërkesa e tyre për qasje të Vitisë në Autostradën, “Arbën Xhaferi”, Prishtinë – Hani i Elezit, do të bëhet dhe se implementimi i këtij projekti do të fillojë nga mesi i shtatorit të këtij viti.
Lekaj duke i siguruar ata për seriozitetin e tij dhe ministrisë që e udhëheqë në implementimin e këtij projekti për kyçjen e Vitisë në Autostradën “Arbën Xhaferi” tha: se “Ne u zotuam si Ministri e Infrastrukturës, që kyçja e Vitisë në Autoudhën R6, “Arbën Xhaferi”, Prishtinë – Hani i Elezit do të ndodhë, vendimi është marrë dhe se ai vendim duhet të implementohet. Koha e zgjatjes së këtij implementimi do të jetë deri nga mesi i shtatorit, kur edhe do të fillojnë punimet për kyçje të Vitisë në Autostradën, “Arbën Xhaferi”, Prishtinë-Hani i Elezit. Jemi zotuar që pa stërzgjatje të projektit kjo të ndodhë dhe biseduam edhe me krerët e komunës, përfaqësuesit politik të nivelit qendror të kësaj ane, si dhe shoqërinë civile, që ne të implementojmë kërkesën e qytetarëve, e cila do të ketë impakt pozitiv në zhvillimin ekonomik të Vitisë, por edhe në mos shpërnguljen e qytetarëve të këtij qyteti. Unë nuk do të hyjë në detaje tjera, por kjo kyçje e Vitisë në Autostradën, do të ndodhë në mesin e shtatorit të këtij viti”, tha pos tjerash ministri Lekaj.
Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, duke folur në emër të institucioneve lokale të Vitisë, tha se i falënderohet ministrit Lekaj, për gatishmërinë e treguar që të trajtojë drejt dhe saktë, kërkesën e banorëve të komunës së tij, për kyçjen që do të bëhet në Gërlicë, e cila e lidhë tërë këtë pjesë të rajonit dhe jo vetëm Vitinë me Prishtinën dhe Shkupin.
Ndërsa, përfaqësuesit nga shoqëria civile e Vitisë, duke e falënderuar ministrin Lekaj, kanë deklaruar se zotimi i ministrit Pal Lekaj, për fillimin e implementimit të projektit për kyçje në autostradë, është lajmi i mirëpritur nga qytetarët e Vistisë dhe se ata do ta anulojnë protestën e paralajmëruar për ditën e enjte, pasi kanë marrë garancat e duhura se në mesin e shtatorit do të fillojë implementimi i projektit për kyçje të Vitisë në Autostradën “Arbën Xhaferi”, Prishtinë-Hani i Elezit, konkretisht në fshatin Gërlicë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025