Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në 19 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovës tha se largimi i forcave ushtarake të Serbisë, hyrja e trupave të NATO-s, kthimi i popullatës së zhvendosur gjatë luftës shënuan hapat e parë të rindërtimit të Kosovës që për dy vite përjetoi shkatërrime të mëdha materiale, krime, masakra, gjenocid dhe spastrim etnik.
Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se para 19 vjetësh Kosova hyri në një epokë të re historike, të çlirimit dhe lirisë, falë rezistencës gjithëqytetare, luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkrahjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shteteve të BE-së dhe intervenimit të NATO-s.
Lexoni të plotë postimin e Thaçit në Facebook:
“Pas një fushate bombardimesh prej 78 ditësh mbi caqet ushtarake dhe policore serbe, si dhe me arritjen e Marrëveshjes së Kumanovës, forcat e aleancës veri-atlantike të NATO-s hynë në Kosovë.
Para 19 vjetësh Kosova hyri në një epokë të re historike, të çlirimit dhe lirisë, falë rezistencës gjithë qytetare, luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkrahjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shteteve të BE-së dhe intervenimit të NATO-s.
Largimi i forcave ushtarake të Serbisë, hyrja e trupave të NATO-s, kthimi i popullatës së zhvendosur gjatë luftës shënuan hapat e parë të rindërtimit të Kosovës që për dy vite përjetoi shkatërrime të mëdha materiale, krime, masakra, gjenocid dhe spastrim etnik.
Pas një periudhe tranzicioni Kosova ngriti institucione demokratike dhe më 17 shkurt 2008 shpalli pavarësinë, duke arritur objektivin e dytë historik pas çlirimit.
Kosova është përjetë mirënjohëse për kontributin e shteteve të botës demokratike që në ditët më të vështira na ofruan përkrahje diplomatike, ushtarake, humanitare dhe materiale, por edhe për mbështetjen e vazhdueshme deri më tani.
Kosova sot synon anëtarësimin dhe integrimin në institucione euroatlantike, përfshirë anëtarësimin në të gjitha organizatat e OKB-së, si gjitha shtetet dhe kombet e lira”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj