LAJMI I FUNDIT:

Sagna: City do ta dominojë Ligën Premier për disa vite, do ta fitojë edhe Ligën e Kampionëve

Sagna: City do ta dominojë Ligën Premier për disa vite, do ta fitojë edhe Ligën e Kampionëve
Manchester City (Getty Images)

Bacary Sagna ka thënë se Manchester City do të dominojë në Ligën Premier për disa vite radhazi, teksa edhe suksesi në Ligën e Kampionëve është vetëm çështje kohe.

Man City fitoi titullin me rekord në kampionatin anglez gjatë sezonit 2017-18, duke u bërë skuadra e parë për që arrin 100 pikë.


Skuadra Pep Guardiolas gjithashtu ngriti Kupën Carabao, duke bërë që City t’i sjell dy tituj vendor në stadiumin Etihad.

Real Madridi prinë në renditjen e UEFA-s - Atletico në vendin e dytë, Liverpooli në të 12-tin
Lexo po ashtu Real Madridi prinë në renditjen e UEFA-s - Atletico në vendin e dytë, Liverpooli në të 12-tin

Por, ish-lojtari i Arsenalit dhe Cityt, Sagna, beson se do të ketë shumë tituj që do të vijnë, brenda dhe jashtë vendit, me Cityn që ka një ekip të fortë edhe për lavdinë kontinentale.

“Po, ata do të dominojnë edhe për një kohë të gjatë, sepse ata janë të bazuar në lojtarë të rinj”, ka thënë fillimisht Sagna për Sky Sports.

Man City duke festuar titullin e Ligës Premier (Getty Images)

“Shumica e tyre janë 22 apo 23 vjet dhe ata po ndërtojnë një ekip që do të zgjasë për pesë vitet e ardhshme. Unë mendoj se ata do të arrijnë lartë”.

“Për mua, ata do të jenë kampionë për disa vite me radhë në Ligën Premier. Mendoj se ata do të fitojnë edhe Ligën e Kampionëve”.

Sagna ka punuar me Guardiolan te City (Getty Images)

“Do të jetë një arritje madhe për klubin sepse 10 vjet më parë ishin shumë të vogël dhe kjo ka ndryshuar shumë”.

“Këtë sezon unë isha i habitur nga mënyra se si luajtën kundër skuadrave të mëdha, se si luajtën në çdo garë dhe me mënyrën se si arritën 100 pikë”.

Zyrtare: Guardiola vazhdon kontratën me Cityn
Lexo po ashtu Zyrtare: Guardiola vazhdon kontratën me Cityn

“Kjo nuk është bërë nga asnjë ekip, por ata e kanë bërë dhe ata nuk kanë kufizime pasi kanë një menaxher i cili do t’i shtyjë përpara ata”.

“Ai dëshiron që ata të japin maksimumin dhe ai dëshiron të përfitojë më së miri nga çdo lojtar i vetëm. Për mua, ata do të shkojnë larg në vitet e ardhshme”, përfundoi francezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Ndërkombëtare
Saka shpëton mrekullisht pas ndërhyrjes horror të Christie, gjyqtari befason duke mos e ndëshkuar lojtarin

Saka shpëton mrekullisht pas ndërhyrjes horror të Christie, gjyqtari befason duke mos e ndëshkuar lojtarin

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Bellingham dhe gjashtë lojtarë të tjerë të Real Madridit do të fitojnë titullin e parë të ligës këtë sezon

Bellingham dhe gjashtë lojtarë të tjerë të Real Madridit do të fitojnë titullin e parë të ligës këtë sezon

La Liga
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Kalo në kategori