Nismës Socialdemokrate i janë bashkuar disa anëtare të reja. Partia e Fatmir Limajt përmes një njoftimi ka bërë me dije se në një takim të mbajtur sot në zyrat qendrore në Prishtinë, në këtë subjekt kanë aderuar dhjetëra anëtare të reja.
Kryetarja e Gruas së Nismës, Valdete Bajrami i ka falënderuar anëtaret e reja që kanë zgjedhe Nismën për të dhënë kontributin e tyre. Ajo iu ka premtuar atyre se do ta kenë gjithë hapësirën e nevojshme për të dhënë kontributin e tyre.
“Ne si Nismë e Gruas funksionojmë që nga themelimi i Nismës. Fryma të cilën e kultivojmë është liri, drejtësi dhe solidaritet. Organi i Nismës së Gruas është i konsoliduar në secilën degë. Një angazhim i përbashkët nuk do t’i mungojë Nismës në përgjithësi”, ka thënë ndër të tjera Valdete Bajrami.
Më tutje, ajo ka folur për politikat e Nismës. Kjo parti, sipas saj, nuk jep premtime, por zotime. Katër zotimet e Nismës, sipas saj, janë pjesë e programit qeveritarë dhe po zbatohen nga dikasteret përkatëse. Nisma, sipas saj, është dëshmuar si parti konsistente që prej themelimit të saj. Bajrami ka thënë se Nisma është parti që i ofron mundësinë gruas në vendimmarrje.
Fuqizimi i Gruas së Nismës, sipas saj, nënkupton edhe fuqizimin e vet partisë. Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, iu dëshiroi mirëseardhje anëtareve të reja.
Ai tha se kanë bërë vendim të mirë që i janë bashkuar Nismës. Bytyqi ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë nevojë për politikat socialdemokrate të Nismës.
“Nisma në çdo degë të Kosovës po zgjerohet dhe po rritet. Neve na presin shumë punë. Pretendimet e Nismës janë shumë më të mëdha. Të gjithë anëtarët e ri do ta kenë hapësirën e nevojshme për të dhënë kontributin e tyre”, ka thënë Bytyqi.
E, anëtarët e reja të Nismës kanë thënë se kanë zgjedhë këtë subjekt pasi është dëshmuar si parti që po angazhohet për mirëqenien e qytetarëve.
Ato thanë se do të mundohen t’i zgjidhin problemet e grave gjithandej vendit. Programi politik dhe platforma, thanë se ishin ndër arsyet që i kanë bindur t’i bashkohen Nismës. Po ashtu edhe mbështetjen dhe hapësirën që po ua jep Nisma të rinjve dhe grave, thanë se është një tjetër arsye që i janë bashkuar këtij subjekti. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
Një orë protestë dhe tre policë të lënduar! Mbyllet tubimi i opozitës
LDK përmbyll fushatën në Prishtinë me thirrje për fitore më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti