LAJMI I FUNDIT:

Lluka dhe ambasadorja e Ganës flasin për bashkëpunim ekonomik

Lluka dhe ambasadorja e Ganës flasin për bashkëpunim ekonomik

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka pritur sot në takim njohës ambasadoren e Republikës së Ganës, Salma Frances Mancell-Egalla.

Takimi kishte karakter njoftues për ekonomitë e të dyja vendeve, me ç’rast u dakorduan për një takim i cili do të mbahet në shtator të këtij viti dhe një vizitë të përfaqësuesve të bizneseve kosovare në Ganë.

Ministri Lluka ka njoftuar diplomaten ganeze me zhvillimet e përgjithshme ekonomike në vend, me theks të veçantë sektorët që mbulon Ministria e Zhvillimit Ekonomik, siç janë energjia, minierat dhe teknologjia e informacionit.


Kreu i MZHE-së më tutje ka njoftuar Ambasadoren Mancell-Egalla, me resurset ekonomike dhe mundësitë për investime në vend, duke nënvizuar masat që Qeveria ka ndërmarrë për të përmirësuar kornizën institucionale dhe ligjore për të stimuluar investimet e huaja.

Ministri Lluka ka shprehur gatishmërinë e Kosovës për bashkëpunim ekonomik me Ganën në fushat me interes të përbashkët, duke theksuar se marrëdhëniet diplomatike të lidhura së fundi mes dy vendeve i hapin rrugën këtij bashkëpunimi.

Nga ana e saj, Ambasadorja e Republikës së Ganës, Salma Frances Mancell-Egalla ka falënderuar ministrin për gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe njëkohësisht shprehu edhe vullnetin e vendit që përfaqëson për thellimin e bashkëpunimit bilateral. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

Ekonomi
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori