LAJMI I FUNDIT:

Vijojnë reagimet rreth ndërtimit të deponisë në Debarcë (Video)

Vijojnë reagimet rreth ndërtimit të deponisë në Debarcë (Video)

Komisioni qeveritar për menaxhim me trashëgimi kulturore dhe natyrore të rajonit të Ohrit i formuar vitin e kaluar, do të kërkojë të bëhen ndryshime në vendimin për ndërtimin e deponisë rajonale në komunën e Debarcës. Atje pritet të dërgohen mbeturinat e nëntë komunave të pjesës jugperëndimore të vendit, mes të cilave edhe mbeturinat e Strugës, Ohrit, Dibrës dhe Kërçovës. Pasi kundër këtij qëllimi të Qeverisë dolën autoritetet lokale dhe banorët e Debarcës, komisioni vlerëson se patjetër duhet gjetur zgjidhje të problemit.

Mendoj se për këtë deponi do të bisedohet edhe më tej, konsideroj se kjo nuk është zgjidhje finale dhe ekziston mundësia që deponia të dislokohet dhe të gjendet zgjidhja më e mirë. Do të përpunohen studime përkatëse dhe do të gjendet vend i përshtatshëm për dislokim, jashtë kufijve të trashëgimisë botërore – tha Zoran Pavlov, kryetar i Komisionit për menaxhim me rajonin e Ohrit.


Nogaçeski: Nuk i japim kompetencat për menaxhimin e hedhurinave (Foto)
Lexo po ashtu Nogaçeski: Nuk i japim kompetencat për menaxhimin e hedhurinave (Foto)

Pavlov shprehet se do të reagojnë ndaj të gjitha parregullsive të cilat cenojnë statusin e trashëgimisë botërore. Edhe ambientalistët alarmojnë se Debërca është lokacion i keq për një deponi aq të madhe rajonale pasi gjendet në zonë grykore të Liqenit të Ohrit.

UNESKO dha rekomandim që deri në vitin 2020 deponia në Bukovë të mbyllet. Ohri më 1 janar do të mbetet pa hapësirë se ku t’i dërgojë mbeturinat. Në këtë një vit e gjysmë, i tërë rajoni patjetër ta zgjidh problemin me dërgimin e mbeturinave – u shpreh Trajçe Taleski, Organizata “Ohri SOS”.

Struga është njëra nga Komunat që më së shumti varet nga zgjidhja e problemit e deponinë rajonale. Banorët e Strugës me vite ngulfaten në mbeturina që barten në deponinë e egër lokale që gjendet në vetëm 500 metra pranë shtëpive të para në qytet. Për shkak të motit të nxehtë, struganët druajnë nga ndezja e serishme e saj. Por, autoritetet lokale bindin se po punojnë rreth asaj që mos të përsëriten pamjet e vitit të kaluar./Alsat-M/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori