Implementimi i kodit shtetëror të Kosovës +383 ishte paraparë të përfundonte në fillim të këtij muaji. Mirëpo Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike Postare (ARKEP) me kërkesë të operatorëve e ka shtyrë implementimin deri më datën 31 tetor. Në rast se ky afat nuk do të zbatohet ky institucion ka paralajmëruar dënime për operatorët në pajtueshmëri me Ligjin për Komunikime Elektronike, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Kodi i Monakos +377 dhe ai i Sllovenisë +386 ende nuk janë larguar në tërësi nga përdoruesit e telefonisë mobile në Kosovë.
Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike Postare ka paralajmëruar 31 tetorin si afat përfundimtar për heqjen e këtyre kodeve nga përdoruesit e telefonisë mobile.
Kryetari i Bordit të ARKEP-it, Kreshnik Gashi, në një prononcim për gazetën “Zëri” ka paralajmëruar se nëse kjo datë nuk do të respektohet nga operatorët do të ketë penalti për operatorët në pajtueshmëri me Ligjin për Komunikime Elektronike.
“Afati i fundit i dhënë nga ARKEP-i për implementimin e kodit +383 në kuptimin në largimin e kodeve aktuale +386 dhe +377 është data 31 tetor dhe ky do të jetë afati i fundit i përcaktuar. Në rast të moszbatimit të këtij afati do të ketë penalti ose dënime për operatorët në pajtueshmëri me Ligjin për Komunikime Elektronike”, ka deklaruar Gashi.
Ai ka thënë se implementimi i kodit shtetëror të telefonisë po bëhet në pajtueshmëri me planin e migrimit me kodin +383 të përgatitur nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike Postare, në konsultim me operatorët. /Zëri/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë