LAJMI I FUNDIT:

Limaj për Vokrrin: Kosova po nderon ikonën

Limaj për Vokrrin: Kosova po nderon ikonën

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka bërë homazhe dhe ka marrë pjesë në mbledhjen komemorative në nderim të legjendës se futbollit, Fadil Vokrri.

Limaj ka thënë se sot Kosova po e nderon ikonën e tij.

Vokrri, sipas Limajt, mbetet udhërrëfyesi më i mirë për djemtë dhe vajzat e reja që duan të nderojnë shtetin e ve.


“Fadil, sot populli yt po shpreh dhimbjen dhe mirënjohjen në respekt të veprës tende qe ti bërë për ne”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Postimi i plotë i Limajt:

“Sot, Kosova nderon ikonën e tij! Kështu shqiptarët dinë t’i nderojnë njerëzit e vet.

Fadil, sot populli yt po shpreh dhimbjen dhe mirënjohjen në respekt të veprës tende qe ti bërë për ne.

Fadil, ishe dhe mbetesh udhërrëfyesi më i mirë për djemtë dhe vajzat e reja që duan ta nderojnë shtetin e vet.

U prehsh në paqe, legjendë!”, ka shkruar Limaj. /Telegrafi/